E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paci, për çmimin e madh të Anglisë

Adrian Paci është përzgjedhur mes tetë artistëve nga vende të ndryshme të botës si konkurrent i "Artes Mundi", një nga çmimet më të mëdha në Angli për artet pamore që mbahet në Wales. Tetë artistët do të konkurrojnë për çmimin prej 40000 paundësh.

Adrian Paci do të prezantohet në këtë konkurs me video, fotografi dhe piktura që rrokin tema politike dhe të emigrimit. Në edicionin e 2009-s, të titulluar "Arti i botës", kanë aplikuar më shumë se 480 artistë nga 80 vende të botës. Konkursi, i themeluar në vitin 2003, është në kërkim të "artistëve të njohur nga e gjithë bota, të cilët stimulojnë të menduarin tonë mbi situatën e njerëzimit dhe humanitetin".

Drejtori artistik Tessa Jackson shprehet se "qëllimi i këtij çmimi nuk është vetëm vlerësimi i talenteve të spikatura, por edhe prezantimi i arritjeve dhe mesazheve të tyre në skenën artistike britanike. Forca e këtyre punëve, e ndërlidhur me kontekstin dhe referenca kulturore... përbën një mundësi shumë të mirë për të eksploruar botën e artit dhe të artistëve".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›