E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Tirana, Pogradeci tenton të lërë ndeshjen

TIRANE-Një penallti e dhënë në fundin e pjesës së parë, për pak sa nuk ka çuar në degradimin e ndeshjes mes Tiranës dhe Pogradecit. Bardheblutë kanë fituar 3-1 në këtë sfidë, por polemikat kanë qenë vërtet të shumta. Erion Dushku u pengua në zonën pogradecare dhe për gjyqtarin ka qenë penallti. Protestat e liqenorëve kanë qenë të mëdha, madje shefi i klubit Kopi Gusho ka tentuar të nxjerrë skuadrën nga fusha e lojës. Një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi trajneri Ylli Çekiçi i bindi futbollistët që të vazhdonin ndeshjen. Tirana ndërkohë kaloi në avantazh me anë të Gilman Likës, një gol që i hapi asaj rrugën e fitores. Ndërkohë, në pjesën e dytë ishte Bekim Bala ai që dyfishoi shifrat, përpara se Eminazeri të shkurtonte rezultatin në minutën e 65-të. Gjithsesi, Bekim Bala realizoi edhe golin e tretë e të sigurisë për skuadrën e Rubio Sançez, që tashmë është vetëm 1 pikë larg kreut.
Flamurtari e Bylis
Flamurtari nuk ka hasur asnjë pengesë në takimin e sotëm përballë Kastriotit, duke fituar 3-1 dhe duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve pas dy ndeshjesh. Vlonjatët kanë gjetur tifozerinë e tyre dhe fitoren, ç’ka i konfirmon ata një prej favoritëve për fitikmin e titullit. Rajoviç e Veliu shënuan në pjesën e parë për skuadrën e Edmond Lutajt, ndërsa në të dytën ishte Hysa që shënoi edhe golin e tretë. Në kohën shtesë Hysa e çoi takimin në 3-1, duke mos shmangur dot humbjen për Kastriotin. Ndërkohë, Bylisi ka marrë kryesimin e kampionatit, pas fitores 2-1 të arritur përballë Kamzës në Ballsh. Edhe pse u gjendën në disavantazh pas golit të Ziambos, ballshiotët përmbysën gjithçka me golat e Uashington dhe të Abazajt. Me fitoren e sotme, Bylisi u ngjit në kuotën e 7 pikëve pas 3 ndeshjesh, një prej nisjeve më të mira në historinë e kësaj skuadre.
Vllaznia-Teuta
Java e tretë e Superligës është mbyllur me ndeshjen e “Loro Boriçit”, ku Vllaznia priste Teutën kryesuese. Një përballje nervash, mes dy skuadrave që kërkonin patjetër pikë, por në fund kanë qenë shkodranët ata që kanë triumfuar në shifrat 3-1. Edhe pse e panë veten në disavantazh në fillimin e pjesës së dytë, pas golit të realizuar nga Mirel Çota, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të bënin përmbysjen e madhe. Vajushi e Sukaj realizuan dy herë brenda 2 minutave, duke e kthyer ndeshjen totalisht në favor të shkodranëve. Në fund, Markoviç realizoi një autogol, duke e çuar rezultatin në 3-1. Teuta humbi kreun e renditjes që e mbante pas dy javëve të para.
Dinamo
Humbja e dytë në tre ndeshje për Dinamon e Faruk Sejdinit, që në Lushnjë, përballë Tomorit, është mposhtur 2-1. Shameti e Bakiu shënuan në pjesën e parë për beratasit, ndërkohë që në të dytën ishte Arifaj ai që shkurtoi shifrat për ekipin kryeqytetas.

SUPERLIGA
Apolonia-Laçi 1-1
Skënderbeu-Shkumbini 3-1
Sot
Tirana-Pogradeci 3-1
Bylis-Kamza 2-1
Vllaznia-Teuta 3-1
Flamurtari-Kastrioti 3-1
Tomori-Dinamo 2-1
RENDITJA
Bylis 7
Vllaznia 6
Teuta 6
Tirana 6
Flamurtari 6
Skënderbeu 5
Apolonia 4
Tomori 4
Kastrioti 3
Kamza 3
Shkumbini 3
Pogradeci 3
Laçi 2
Dinamo 1

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›