Juventusi, tjetër ndalesë, barazon edhe Udineze
TIRANE-Juventusi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e vështirë të Katanias, në një ndeshje me emocione, por pa ndonjë ritëm të jashtëzakonshëm. Në “Massimino”, bardhezinjtë kanë vuajtur presionin e skuadrës së Montelës, që ka luftuar për çdo top, duke ia bërë gjithçka të vështirë ekipit torinez. Konte pati hedhur në fushë lojtarë si Elia apo Vidal, duke besuar në një mesfushë teknike.
Në pjesën e parë, Katania ka dhuruar shumë momente të bukura dhe ka arritur të gjejë golin e parë me anë të Bergesios. Pas një krosi nga e djathta, ai e devijoi topin në rrjetë, duke mposhtur Bufon. Ndërkohë, në pjesën e dytë ka qenë në fushë një tjetër Juventus. Aksionet e vazhdueshme kanë çuar në golin e Millosh Krasiç në minutën e 49-të. Serbi goditi nga jashtë zonës, duke thyer portierin argjentinas Anduhar. Në minutat e fundit, rastet për të dyja ekipet kanë qenë të shumta, ndërsa më i pastri ka qenë ai i Vidal, që goditi mbi traversë fare pranë portës. Në ndeshjet e tjera të luajtura dje, spikat fitorja e tretë e Atalantës në katër ndeshjet e para. Nëse nuk do të ishin të penalizuar me 6 pikë, bergamaskët do të ishin tashmë në krye të kampionatit italian. “Viktima” e radhës sot ka qenë Novara e Samir Ujkanit. Për Atalantën kanë shënuar në fillim Skeloto e më pas Cigarini, ndërsa për miqtë shkurtoi diferencën Porkari dy minuta para fundit. Fitore e rëndësishme edhe për Sienën, që mposhti 3-0 Leçen në shtëpi, ndërkohë që përballja mes Kaljarit dhe Udinezes ka përfunduar në barazim pa gola. Dy skuadrat krijuan shumë, por pa mundur të gjejnë dot rrugën e rrjetës. Një tjetër sfidë e rëndësishme ka qenë ajo mes Lacios dhe Palermos, që është mbyllur në barazim pa gola.
(d.b/BalkanWeb)