E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Valuev, Holifilld mposhtet me pikë

Evander Holifilld nuk arriti të bëhet boksieri më i vjetër në moshë që fiton titullin botëror të peshave të rënda. Në Zyrih, 46-vjeçari ish-rival i Majk Tajson humbi me pikë përballë rusit Nikolai Valuev, i cili mbrojti me sukses brezin WBA. Verdikti i gjyqtarëve të duelit (114-114, 116-112, 115-114) u kontestua ashpër nga publiku, pjesa më e madhe e të cilit mbështeste sfidantin amerikan. Edhe pse në moshë të madhe, Holifilld u paraqit në formë të mirë fizike. Gjithsesi, ai nuk mund të bënte asgjë kundër rivalit 213 centimetra të gjatë, i cili duke shfrytëzuar dyluftimin nga distanca grumbulloi një avantazh të konsiderueshëm me pikë që në raundet e para. Në fund fiton Valuev, ndërkohë që edhe pse vendimi i gjyqtarëve ishte i diskutueshëm, Holifilld nuk bën polemika. "Për ndeshjen kam mendim të ndryshëm nga gjyqtarët, por nuk jam i pakënaqur nga dueli im", tha ai.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›