Kosova, model i tolerancës islame
Më 17 shkurt 2008 Kosova deklaroi pavarësinë nga Serbia, duke u bërë vendi më i ri në botë dhe një prej më të pazakonshmëve. Shumica e qytetarëve të saj janë myslimanë, një veçanti në Evropë. Më tej, ndryshe nga vendet me mazhorancë myslimane, Kosova është jashtë mase proamerikane dhe marrëdhëniet e saj me Izraelin janë të shkëlqyera. Asnjë vend arab nuk e ka njohur akoma ekzistencën e vendit të ri dhe vetëm Arabia Saudite ka thënë se do ta njohë. Ndoshta kjo nuk është për t‘u habitur, përderisa kosovarët ndryshojnë në mënyrë më rrënjësore nga vëllezërit e tyre në botën arabe, sesa çdo vend tjetër islamik në Tokë.
Pjesa më e madhe e kësaj diference është ndoshta e panjohur për vëzhgues të largët. Kosova shtrihet në ish-Jugosllavinë, në Gadishullin Ballkanik të Evropës, një cep i largët i Evropës Juglindore, të cilin relativisht pak udhëtarë e rriskojnë. Mjegulla e luftës në të vërtetë asnjëherë nuk u darovit pasi armët e luftëtarëve pushuan në vitin 1999. Mëritë që ushqenin palët ndërluftuese dukeshin misterioze për shumë perëndimorë, të cilët shpesh nuk e kuptonin se pse fuqitë perëndimore para së gjithash u përfshinë në konflikt. Megjithatë, pavarësisht anonimatit të tyre, kosovarët sot qëndrojnë si një refuzim ndaj nocionit se myslimanët do të jenë përgjithmonë të prangosur me sundim autoritar dhe të lidhur përjetë në luftë me "tjetrin" modern pluralist.
Rreth 90 për qind e 2 milionë banorëve të Kosovës janë shqiptarë etnikë; 7 për qind janë serbë. Prej shqiptarëve, rreth 3 për qind janë katolikë dhe gjithë të tjerët janë të paktën nominalisht myslimanë; ndërkohë, serbët janë të gjithë kristianë ortodoksë. Kundër këtij sfondi, shumë vëzhgues i interpretuan luftërat ballkanike që e copëtuan Jugosllavinë gjatë viteve nëntëdhjetë si një rishfaqje e pashmangshme e urrejtjeve të vjetra në një vakum ideologjik paskomunist.
Por e vërteta është se nacionalistët serbë, të udhëhequr nga diktatori komunist Sllobodan Millosheviç, e formësuar qëllimisht nacionalizmin e tyre etnik si një ideologji për të zëvendësuar komunizmin, duke kërkuar që të mbanin pushtetin dhe të kapnin sa më shumë territor të ishte e mundur, ndërsa federata jugosllave shpërbëhej. Më 29 qershor të vitit 1989, vetëm pak muaj përpara se Muri i Berlinit të binte, Millosheviçi u mbajti një fjalim të fortë turmave të nacionalistëve serbë në fshatin kosovar të Fushë-Kosovës. Saktësisht 600 vjet më parë, në Fushën e Mëllenjave të ndodhur aty afër, turqit kishin mundur sundimtarin serb, Car Llazarin, në një betejë epike, duke i dhënë fund sovranitetit të mbretërisë mesjetare serbe dhe duke filluar absorbimin e saj në Perandorinë Otomane. "Askush nuk do t‘ju rrahë më ju", i premtoi Millosheviçi audiencës së tij.
Konflikti etnik ishte relativisht i ri për zonën. "Kishte pasur shumë beteja dhe lufta në Kosovë gjatë shekujve", shkruan historiani Noel Malcolm në librin e tij, "Kosovo: A Short History", "por të paktën 100 vitet e fundit apo diçka e tillë asnjëra prej tyre nuk kishte karakterin e një konflikti "etnik" midis shqiptarëve dhe serbëve. Anëtarë të këtyre dy popullsive luftuan së bashku si aleatë në betejën e Kosovës në vitin 1389 - në të vërtetë, ata ndoshta luftuan si aleatë në të dyja anët e asaj beteje".
Sidoqoftë, Millosheviçi e përdori mërinë e lashtë, së bashku me të tjerat njëherazi reale dhe imagjinare, për të ndezur nacionalizmin serb - "një ideologji totalitare", siç e quan shkrimtari serb, Filip David. Tri muaj pas fjalimit të tij në Fushë-Kosovë, Millosheviçi revokoi autonominë politike të Kosovës dhe imponoi një sistem të ngjashëm me aparteidin ndaj shumicës shqiptare të saj. Pasuan më pas tri luftëra në republikat shkëputëse të Sllovenisë, Bosnjës e Kroacisë dhe një e katërt spastrimi etnik në Kosovë, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk qenë të gatshme të toleronin më asnjë destabilizim të dhunshëm në Evropë. NATO bombardoi objektivat jugosllave për 2 muaj e gjysmë në vitin 1999, deri kur Millosheviçi kapitulloi dhe ia lëshoi kontrollin e Kosovës NATO-s dhe Rusisë.
Por kjo dhunë, ashtu si lufta e vitit 1999, rriti tensionet etnike, jo ato fetare. Ato qenë përleshje jo midis myslimanëve dhe kristianëve, por midis shqiptarëve dhe serbëve - dhe megjithëse, sërish, shumica e shqiptarëve janë myslimanë dhe të gjithë serbët janë kristianë ortodoksë, dallimi është vendimtar. Shqiptarët myslimanë dhe shqiptarët katolikë të Kosovës shkojnë për bukuri me njëri-tjetrin; në fakt, gjatë luftës ata luftuan krah për krah dhe në sulmet e mëvonshme turmat e shqiptarëve etnikë dogjën kisha serbe sepse ato qenë serbe, jo sepse qenë kristiane. Kishat katolike nuk u prekën.
Lloji i Islamit të Kosovës mund të jetë më liberali në botë. Nuk pashë asnjë grua që të vishte veshje konservatore islamike - maksimumi një apo dy në ditë - nga sa kam parë në Manhattan. Nuk ekziston një aparteid gjinor as edhe në fshatrat e Kosovës. Alkooli rrjedh lirshëm në restorante, kafene dhe bare, ku do të shikoni po aq shumë vajza me veshje perëndimore sa do të gjenit në çdo vend evropiano-perëndimor. Përveç minareve në horizont, nuk ka asnjë dëshmi të dukshme se Kosova është edhe një vend me shumicë myslimane.
Feja në Kosovë është një çështje private, jo publike. "Kurrë nuk flasim rreth saj", thotë Berisha, një biznesmen. "Kam mësuar vetëm një vit më parë se një shok i ngushtë i imi është katolik dhe kemi qenë shokë për 10 vitet e fundit". Një grua myslimane më tregon sesa e befasuar qe kur mori pjesë në një konferencë në Britani rreth të rinjve që ndryshojnë botën. "U shokova kur gjeta se përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara ishte një zonjë e mbuluar, me origjinë nga Iraku", thotë ajo. Dhe përfaqësuesja nga Kanadaja ishte një zonjë tjetër, me origjinë nga Afganistani. Ajo vetë mbante fund.
Kosovarët myslimanë flasin njëlloj. Në fakt, ndjenja pasqyrohet në flamurin kombëtar shqiptar, i cili valëvitet anembanë Kosovës, pavarësisht mbështetjes minimale për një "Shqipëri të Madhe". Shqiponja e zezë dykokëshe e tij është vula e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i cili udhëhoqi rezistencën kundër Perandorisë Otomane në shekullin e pesëmbëdhjetë. Ky hero kombëtar i një vendi me shumicë myslimane ishte katolik.
Megjithatë, është një grup i vogël radikalësh brenda Kosovës që do të donin ta transformonin islamin ballkanik në një varietet vahabist shumë më të ashpër të praktikuar në Arabinë Saudite. Disa sauditë dhe arabë të tjerë të Gjirit, të financuar mirë, erdhën në Kosovë pas luftës të vitit 1999 për të rindërtuar xhamitë e shkatërruara dhe për të imponuar vahabizmin ndaj vendasve të shkatërruar. Shumica e shqiptarëve etnikë në spektrin politik dhe fetar në Kosovë nuk i kanë qejf këto ndërhyrje, pjesërisht sepse xhamitë e dekoruara me stil otoman e shkatërruara nga forcat e armatosura serbe po zëvendësohen me monstruozitete me stil të rreptë vahabist, por edhe pse vështirë se ndonjë shqiptar po kërkon drejtim nga bota e prapambetur dhe autoritare arabe. "Ne nuk i quajmë vahabista këtu", më thotë një grua shqiptare nga familje e mirë. "I quajmë ata Binladensa, njerëzit e bin Laden". Në Kosovë, kjo fjalë nuk është kompliment.
"Kurrë nuk i kemi pasur ata më parë", thotë një gazetar i ri shqiptar. "Dëgjojmë fjalë se po paguajnë njerëz" të shkojnë nëpër xhami dhe të mbulojnë flokët, kaq. Nuk mund t‘i konfirmoj fjalët, por ato janë gjerësisht të besuara dhe i kam dëgjuar nga pothuajse një duzinë njerëzish. Nëse janë të vërteta, kjo do të thotë se edhe një pakicë shumë e vogël që janë të gatshëm të adoptojnë shenjat e jashtme të Islamit konservator do ta bënin një gjë të tillë vetëm në qoftë se paguhen. Nëse nuk janë të vërteta, fakti që kaq shumë e besojnë, zbulon një përbuzje të gjerë për Islamin e ngurtë arabik dhe një besim se kultura shqiptare nuk do t‘i përulet natyrshëm atij". "Ju duhet t‘i shikoni sesi publiku i përgjithshëm i pret këta njerëz", thotë një nëpunës i të drejtave të njeriut të Kosovës. "Sigurisht që ata nuk pëlqehen. Nuk mendoj se do të arrijnë të kenë sukses".
Vahabitët po hasin rezistencë si nga komuniteti fetar i Kosovës, ashtu dhe nga ateistët dhe agnostikët e saj. "Po punojmë shumë fort që t‘i ndalojmë këto lloj lëvizjesh", thotë Hamiti. "Këto lloj lëvizjesh janë të rrezikshme për të gjitha vendet, për të gjitha besimet, për të gjitha fetë. Islami tradicional, që është kultivuar në këto zona, është garancia më e mirë për të ardhmen. Në qoftë se lejojmë të huajt të vijnë këtu dhe të na vënë në luftë me idetë e tyre. Atëherë situata do të dilte jashtë kontrollit".
Në mënyrë domethënëse, partia e vetme islamike e Kosovës mori vetëm 1.7 për qind të votave në zgjedhjet e fundit. As edhe gjatë luftës së vitit 1999, kur shqiptarët etnikë qenë të dëshpëruar për ndihmë, islamistët nuk qenë të mirëpritur në Kosovë. Në kontrast kjo me Bosnjën, e cila pranoi ndihmë nga muxhahedinët: pasi komuniteti evropian vendosi një embargo armësh ndaj të gjitha palëve ndërluftuese në Jugosllavi, duke i lënë boshnjakët e keqarmatosur në mëshirë të fatit, rreth 1000 veteranë të rebelimit antisovjetik arritën në vend. "Në Kosovë, thotë Berisha, ata erdhën për të na mbështetur dhe i refuzuam. Ky nuk është xhihad. Ne nuk po luftojmë për fe këtu. Ne po luftojmë për lirinë tonë, për veten tonë dhe për familjet tona".
Sigurisht ndihmoi fakti që NATO i ndali luftimet në Kosovë shumë përpara se të mund të egërsoheshin, ashtu siç ndodhi në Bosnjë. Megjithatë, natyra laike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ia vlen të përmendet. "Gjatë dy viteve që mbulova konfliktin në Kosovë, asnjëherë nuk pashë luftëtarë muxhahedinë si ata që pashë në Bosnjë apo të dëgjoja luftëtarë të UÇK-së të aludonin ndonjëherë për ndonjë lloj angazhimi ndaj islamit", shkroi Stacy Sullivan tek "Newsweek". "Shumica thoshin se ofendoheshin nga aludime të tilla, mburreshin sesi kishin qenë katolikë përpara se të vinin otomanët e t‘i konvertonin dhe thoshin se feja e tyre e vetme ishte shqiptaria".
Një arsye e madhe për antipatinë kosovare ndaj Islamizmit radikal është, me një fjalë, Amerika, e cila ka qenë ylli polar politik për shqiptarët jashtë dhe brenda Kosovës qysh nga koha e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999. Në vitin 2004, një sondazh i Gallup mati opinionin popullor të politikës së jashtme amerikane anembanë botës. Vetëm 10 vende e vlerësonin në mënyrë të favorshme politikën e jashtme amerikane dhe midis tyre Kosova kishte rezultatin më të larë, duke regjistruar një miratim prej 88 përqindësh. Kur një shqiptar etnik që takova qëlloi të bënte deklarimin e padiskutueshëm se Kosova qe një vend evropian, një tjetër ndërhyri. "Ne nuk jemi evropianë", korrigjoi ajo. "Ne jemi amerikanë".
Në mënyrë të përsëritur, dëgjova se kosovarët qenë aleatët më të besueshëm të Amerikës në botë. Flamujt amerikanë valëviten kudo jashtë enklavave serbe - disa bile në hyrje të ndërtesave shtetërore - dhe shiten në kioska nëpër rrugë, bashkë me bluza që thonë "Faleminderit Shteteve të Bashkuara!". "Duhet të kishit parë fytyrën e Presidentit Bush kur erdhi në Shqipëri", thotë një shqiptar kosovar që punon me USAID-in. "Kudo në Evropën Perëndimore ai u ndesh me protesta, por i gjithë populli i Shqipërisë doli për ta mirëpritur". Dhe Bill Clinton, i cili urdhëroi ndërhyrjen ushtarake të vitit 1999, trajtohet si idhull. Izeir Mustafa po punon për një statujë të ish-presidentit, e cila shpejt do të ngrihet në një arter të madh trafiku - të quajtur bulevardi "Bill Klinton" - që të çon nga aeroporti në qendër të Prishtinës. Shumë biznese janë emërtuar më pas me "Klinton". Bile gjeta një ëmbëltore dhe disko bar të quajtur "Hillary", të stolisur me fotografitë e ish-presidentit dhe të bashkëshortes së tij. "Amerikanët janë miqtë tanë më të mirë në botë", më tha një kamerier në një prej restoranteve më të mirë të Prishtinës. "Britanikët janë të dytët". "Faleminderit", i thashë. "E çmojmë shumë këtë. Disa njerëz nuk na duan".
"Njerëz të këqij", tha ai.
Pak veta jashtë Shqipërisë dhe Kosovës dinë rreth heroizmit të zonës gjatë Holokaustit, por shqiptarët etnikë që takova e ngritën disa herë këtë argument. "Ne simpatizohemi shumë me njerëzit që kanë vuajtur të njëjtin fat si ne", thotë Berisha. "Ne qemë myslimanë edhe në Luftën e Dytë Botërore, myslimanë më të fortë se tani, por edhe atëherë i mbrojtëm hebrenjtë me jetët tona". Dhe Hamiti thotë: "Shqiptarët kudo janë të vetëdijshëm se hebrenjtë duan t‘i ndihmojnë ata dhe hebrenjtë janë të vetëdijshëm dhe mirënjohës për shqiptarët që shpëtuan jetët e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore".
Pas përfundova udhëtimin tim në Kosovë, mora pjesë në një konferencë në Tiranë, të quajtur "Shqipëria, shqiptarët dhe Holokausti". Midis atyre që merrnin pjesë në të qenë Presidenti dhe Kryeministri i Shqipërisë. Dan Michman, kryehistoriani në muzeun e Holokaustit të Jerusalemit, "Yad Vashem", ishte njëri prej folësve. "A është realisht e vërtetë se hebrenjtë patën koeficient mbijetese prej 100 përqindësh këtu gjatë pushtimit nazist?", e pyeta atë.
"Po", më tha ai. "Aktualisht, nëse shikoni brenda kufijve të "Shqipërisë së Vogël" - përjashton Kosovën dhe rajonet shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë - ka pasur tri herë më shumë hebrenj që jetonin këtu në fund të Holokaustit, sesa kishte para se të fillonte luftëra". Shqiptarët, kristianë apo myslimanë, refuzuan që t‘ua dorëzonin hebrenjtë autoriteteve naziste dhe ata qenë më të sigurt midis shqiptarëve, sesa qenë kudo tjetër në Evropën e kontrolluar nga nazistët.