Në Jokohama vendos goli i Runit, Mançester Junajted, kampion bote
Mançester Junajted është kampionia e re e botës. Skuadra e drejtuar nga Sër Aleks Ferguson fitoi 1-0 në finalen e zhvilluar në Jokohama, përballë ekuadorianëve të Liga Deportiva Universitaria de Kuito. Në këtë mënyrë, "Djajtë e Kuq" bëhen skuadra e parë angleze që fiton Botërorin e klubeve (edicioni i dytë i këtij aktiviteti), me të cilin FIFA zëvendësoi Kupën Interkontinentale. Edhe pse mes shumë vështirësive, për Junajted mjaftoi një gol i realizuar nga Uejn Runi, pas një asisti të Kristiano Ronaldos. Gjithsesi, meritat për këtë rrjetë i ka të gjitha sulmuesi i përfaqësueses së "Tre Luanëve", që në të 73-tën, nga pozicion i prirët me portën, lëshon një diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar. Kampionët në fuqi të Anglisë dhe të Evropës luajtën përgjatë gjithë pjesës së dytë në inferioritet numerik: vetëm pak sekonda pas rifillimit të takimit, Vidiç gjuan me bërryl Bieler dhe ndëshkohet me karton të kuq. Edhe pse humbi një prej pikave të forta të mbrojtjes, Ferguson nuk u trembet kundërshtarëve edhe aktivizon përkrah Rio Ferdinand të riun nga Irlanda e Veriut, Evans (në vend të Tevez), duke mos ndryshuar skemën e lojës.
Junajted u futën në këtë ndeshje si favoritët e padiskutuar dhe dominuan minutat e para, duke ushtruar presion në zonën e Liga de Kuitos. Por, ishin ekuadorianët ata që e panë veten më pranë golit. Në mënyrë të pabesueshme, mbrojtësi Zhairo Kampos nuk e dërgoi topin në rrjetë (pavarësisht portës së boshatisur), kur kronometri regjistronte katër minuta lojë. Episodi nuk ndikoi në lojën e anglezëve dhe që prej atij momenti në fushë ekzistoi vetëm një skuadër: Kristiano Ronaldo dhe Uejn Runi ishin dy lojtarët më të rëndësishëm të lojës së "Red Devils". Në rastet e krijuara, Runi, Tevez e koreano-jugori Park hasin në rezistencën e portierit kundërshtar, Hoze Kevalos. 45 minutat e para u dominuan totalisht nga Mançesteri, që kishte 68 për qind të mbajtjes së topit. Në pjesën e dytë, vetëm pas largimit nga fusha të Nemanja Vidiç me karton të kuq (në të 49-ën), Liga de Kuito filloi të tregonte potencialin e saj të vërtetë. Ata krijonin hapësira të bukura nga krahët, falë punës së shkëlqyer të Luis Bolanos dhe Mansos. Ky i fundit ka qenë fare pranë golit, por gjuajtja nga distanca e largët u neutralizua nga Eduin Van der Sar. Pavarësisht kësaj, Junajted gjen avantazhin me Runin, i cili përshëndeti rrjetën në të 73-ën. Pas rrjetës, ekuadorianët ushtruan presion ndaj kundërshtarëve, madje duke rrezikuar të barazonin në të 89-ën me Manson, festa e të cilit u prish nga Van der Sar.