E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton apo humbet Jo e rendesishme per Mourinhon

Fiton apo humbet: kjo nuk është e rëndësishme për Jose Mourinhon, i cili ka gjithmonë dicka për të polemizuar sa herë del përpara mediave. Trajneri i Realit të Madridit ka preferuar të festojë pak fitoren e skuadrës së tij, e cila mundi 2-0 Herkules, duke u hedhur në sulm kundër kalendarit të vendosur nga Liga Spanjolle e Futbollit. Portugezi është shprehur se datat e ndeshjeve favorizojnë rivalët e Barcelonës, ndërsa ndikojnë negativisht të skuadra e tij, e cila në mesjavë do të luajë në Ligën e Kampioneve kundër Olimpikut të Lionit.

“Ju mund të shihni në të gjithë Evropën që skuadrat që luajnë në Kupat e Evropës trajnetohen ndryshe nga ligat e tyre, duke ndryshuar kalendarin që ato të kenë mundësi të rikuperojnë më shumë. Këtu ndodh e kundërta. Nuk di të jap një shpjegim për këtë, por mund të them se disa skuadra favorizohen të tjera jo”, ka thënë Mourinho, duke sulmuar edhe një herë Barcelonën, e cila është rivalja kryesore e madrilenëve në garën për titullin kampion.

Ky objektiv vazhdon të jetë një ide fikse për portugezin që ende vazhdon të besojë të suksesi në fund të sezonit. Ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur. E gjithë skuadra e di se cfartë duhet të bëjë për të arritur objektivat e këtij sezoni”, ka përfunduar Jose Mourinho, i cili nuk i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›