Rooney: Arsenali tani më i fortë në Premier Ligën
Pasi shënoi golin e fitores ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e FA Cup, Wayne Rooney u ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve që të mos e nënvlerësojnë Arsenalin, pasi tani Topçinjt janë më të fuqishëm në kampionat.
“Ju nuk e dini se si ata do t`i përgjigjen kësaj krize. Sigurisht se ka qenë javë e vështirë, dhjetë ditë të vështira duke dalë radhazi nga tre gara të ndryshme”.
“Por, ne e dimë se ata do të jenë të freskët për Premier Ligën dhe ata nuk do të fokusohen në garat e tjera, ashtu sikurse edhe ne. Nga disa aspekte kjo është mirë për ta, por nëse ata duan të fitojnë tituj nuk është mirë për ta”, u shpreh Rooney.