Telemedicina realizohet sherbimi ne Korce
Montimi dhe vënia në punë e pajisjeve të programit të telemedicinës në Spitalin e Korçës ka krijuar kushte që pacientët e zonës juglindore të vendit të gjejnë shërbim të kualifikuar pa qenë e nevojshme që t’i drejtohen kryeqytetit. Përmes pajisjeve të telemedicines, mjekët e Korçës lidhen në çast me mjekët specialistë në Tiranë, por edhe në vende të tjera fqinje dhe konsultohen e kërkojnë ndihmë për problemet profesionale me të cilat ndeshen gjatë përcaktimit të diagnozave, kryerjes së operacioneve dhe në mënyrën e mjekimit të pacientëve të tyre.
“Edhe Korça është një nga gjashtë spitalet rajonale që përfiton nga programi I telemjekësisë. Çfarë leverdie kanë qytetarët? Ajo është e tillë që në qoftë se nesër do të kemi një rast të vështirë që mund ta menaxhojmë këtu në spitalin tonë rajonal ne mund të kërkojmë fare mirë një konsultë me një nga profesorët më të shquar në Shqipëri apo jashtë vendit për fushën apo sëmundjen që ka ky pacient” tha Reitano Galica, koordinator i Telemedicinës në spitalin rajonal të Korçës.
Përmes telemedicinës mjekët mund të njihen edhe me të rejat më të fundit shkencore në mjekësi duke shfrytëzuar bibliotekën elektronike apo duke u lidhur direkt nga Korça me konferencat mjekësore shkencore.Para pak ditësh mes 14 spitaleve,7 të Kosovës dhe 7 të shqipërisë u krye telekonferenca e parëe drejtuar nga specialisti neurolog Mentor Petrela.
Jorgjeta Gjanci