Fiton fotografia nga Rripi i Gazës

Fotografi suedez, Paul Hansen fitoi çmimin ''World Press Photo Award 2012'' për një fotografi që tregonte një grup njerëzish duke transportuar trupat e dy fëmijëve në rrugët e Rripit të Gazës, njoftuan sot në Amsterdam organizatorët e konkursit më prestigjioz të fotogazetarisë.
Fotografia e Paul Hansen, publikuar nga e përditshmja suedeze ''Dagens Nyheter'' u bë më 20 nëntor 2012 në rrugët e Rripit të Gazës.
Ajo tregon një grup njerëzish duke transportuar trupat e dy fëmijëve të tyre, të vrarë në moshën dy dhe tre vjeç si pasojë e shkatërrimit të shtëpisë së tyre nga një raketë izraelite. "Forca e kësaj fotoje është një kontrast mes nervozizmit dhe vuajtjes të të rriturve në raport me pafajësinë e fëmijëve. Kjo është një foto që nuk do të harrohet lehtë. " Emin Ozmen nga Turqia ka fituar çmimin e dytë, ne kategorinë "Spot News Single" me fotografinë e një luftetari sirian, që është bërë gjatë marrjes në pyetje në Alepo, realizuar me 31 korrik, 2012. Fabio Bucciarelli, 32 vjeç, mori çmimin e dytë në "Sport News Stories" për një reportazh për rebelët sirianë në Alepo, në Siri quajtur "Betejë me vdekje''.Më poshtë janë disa nga fotografitë e përzgjedhura si më të mirat e vitit 2012. /Indeksonline/