Fitore bindëse e konservatorëve në Spanjë

Socialistët, që kanë qeverisur vendin prej më shumë se shtatë vjetësh, kanë arritur rezultatin më të keq qysh prej rivendosjes së demokracisë pas fundit të diktaturës së Francos në vitin 1975 dhe humbën rreth një të tretën e mandateve të tyre.
Pas fitores së Partisë Popullore, me gjasë kryeministri i ardhshëm, Mariano Rajoy, ka paralajmëruar për rrezikun e shpresave të tepruara.
Në krizën ekonomike nuk mund të priten çudi të mëdha, tha 56 vjeçari. Kundërshtarët e qeverisë së tij janë papunësia, deficiti buxhetor, borxhet e larta dhe ngecja në vend e ekonomisë.
Ai këto komente i bëri mbrëmë vonë, pasi rezultatet e zgjedhjeve tregonin se Partia Popullore e tij, që është parti e qendrës së djathë, fitoi shumicë absolute në parlament, duke e përfunduar epokën e qeverisjes së Partisë Socialiste.
Socialistët fituan 29 për qind të votave, duke fituar 110 vende në parlament.