E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin fërshëllehet për të parën herë në karrierë

Kryeministri rus Vladimir Putin fërshëllehet në publik për të parën herë në karrierën e tij politike.

Befasia ndodhi mbrëmjen e të dielës në kompleksin sportiv “Olimpiski” në kryeqytetin rus, kur po zhvillohej një ndeshje e arteve marciale.

Në fund të garës, kryeministri rus u ngjit në ring, përshëndeti rusët për fitoren, por publiku i pranishëm në sallë e fërshëlleu në mënyrë të zhurmshme.

Skena e sikletshme për kryeministrin rus u filmua nga televizioni shtetëror, por më pas u fshi pas replikave me shërbimin e truprojave.

Por, një pasazh i fërshëllimave mund të shihet tashmë në internet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›