Fitore e padiskutueshme e Abbott ndaj laburisteve ne Australi
Toni Abot i ka dhënë fund 6 viteve të qeverisjes së laburistëve në Australi dhe po përgatitet për tu bërë kryeministri i 28 i vendit. Një fitore vendimtare kjo për liderin konservator, me koalicionin e tij që ka arritur të marrë 97 nga 150 vende në parlamentin e vendit. Zgjedhjet parlamentare janë bazuar këtë herë në tema të tilla si ekonomia por edhe emigracioni klandestin.
Abot, 55 vjec, ka nxjerër në këtë mënyrë nga skena politike kryeministrin Kevin Rudd, bashkëmoshatarin e tij. Rud nga ana e tij mund të mbështetet në rezultatet e mira ekonomike, por duke iu dashur të paguajë cmimin e betejave të brendshme dhe të skandalave që e kanë përfshirë kohët e fundit së bashku me Julia Gilard.
Australia ka arritur ti shpëtojë krizës ekonomike edhe falë kërkesës në rritje të materialeve bazë nga ane e vendeve në nevojë. Por Rud nuk ak mundur të bindë votuesit vetëm me ekonominë. 15 milionë votues kanë zgjedhur mes një liste prej 1700 kandidatësh.