E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamasi vazhdon te kundershtoje idene e dialogut

Hamas vazhdon ti thotë jo një dialogu mes Izraelit dhe Palestinës. Lëvizja islamike që kontrollon Rripin e Gazës ka paralajmëruar Abu Mazen se nuk do të pranojë asnjë mënyrë negociatash. Parada ushtarake vjen tri ditë para takimit ndërmjet presidentit palestinez dhe sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerri në Londër. Por dhe 20 vjet pas shtrëngimit ët duarve në Oslo ndërmjet Jaser Arafat dhe Itzhak Rabin. Një militant i ëshët drejtuar turmës duke i thënë se askush nuk është autorizuar për të negociuar rreth të drejtave të tyre. 
Dëshmia e forcës së Hamas vjen pas një përshkallëzimi tensioni që i ka rrënjët në grushtin e shtetit të realizuar në Egjipt. Tension që ka dhënë pasojat e tij edhe në Jeruzalem ku 15 palestinzë, janë arrestuar pas përleshjeve të dhunshme. Protesta ka arritur kulmin, kur policia izraelite ka ndaluar hyrjen e besimtarëve në xhaminë e Al - Aksa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›