E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i G20 i ndare per ceshtjen siriane

Do të kujtohet si samiti i G20-ës i përcarjeve dhe i akullit të krijuar mes Rusisë dhe Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, ai që përfundoi nëj ditë më parë në Shën Petërburg. 
Rreth realitetit dramatik të konfliktit sirian janë konsumuar negociatat për të krijuar aleanca të reja. Shtetet e Bashkuara të Amerikës të gatshme për një ndërhyrje të shpejtë së bashku me Francën kanë gjetur mbështetjen e Turqisë, Kanadasë dhe Arabisë saudite. 
Por në të nëjjtën kohë presidenti rus Vladimir Putin, ëshët deklaruar i gatshëm për të mbështetur Damaskun së bashku me Kinën, Indinë, Argjentinën dhe Brazilin. 
Vende të tjera mes të cilave dhe Italia kanë nëshkruar një dokument ku dënohej përdorimi i armëve kimike. Ndërkohë që është kërkuar dhe një ndërmjetësim më efikas nga ana e Organizatës së kombeve të bashkuara. 
Në fazën finale të këtij samiti u trajtuan dhe tema ekonomike. Përmirësimi në nivel global është i dukshëm edhe pse mbeten ende rreziqet. 
Në këtë samit është nënshkruar dhe një marrëveshje historike për të luftuar evazionin fiskal. Duke filluar që nga viti 2015, do të nisë dhe shkëmbimi automatik i të dhënave fiskale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›