Fitore solide e Cityt

Manchester City ka shënuar fitore të lehtë në transfertë me rezultat minimal ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Wiganit, për të mbetur lider në Premier Ligën.
Citizens dominuan takimin nga fillimi dhe nuk e kishin problem të vinin deri te goli pasi në fushë ishte formacioni më i mirë.
Edin Dzeko falë asistimit të David Silvës kaloi në epërsi Cityn në minutën e 22-të, që ishte dhe goli i vetëm i sfidës.
Me këtë fitore Manchester City ngjitet në kuotën e 51 pikëve në vendin e parë.