Pepe mungon në "el Clasico"?

Lojtari i Real Madridit, Pepe, ka pësuar një dëmtim në stërvitjet e fundit me skuadrën dhe mund të mungojë në çerekfinale të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës.
Sipas raporteve të para, portugezi ka dëmtuar muskulin e këmbës së djathtë dhe menjëherë i është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa nuk është njoftuar rreth seriozitetit të dëmtimit.
Përveç Pepes, në stërvitje nuk është shfaqur as Sami Khedira, i cili u dëmtua ndaj Malagas, ndërsa lajm i mirë është kthimi i Angel Di Marias.
Për t`ia shtuar problemet e mbrojtjes madrilene është edhe mungesa e Alvaro Arbeloas, për shkak të kartonit të kuq që e mori ndaj Malagas.