Fitorja e PD-se po lexohet edhe tek mediat e Edvinit
Partia Demokratike po rezulton fituese edhe tek “sondazhet” e medias së majtë, dhe çuditërisht tek ato media që mbështesin prej vitesh Edi Ramën. Nuk e kam fjalën për sondazhet e porositura të tipit “Zogby International”, të cilat janë publikuar këto kohët e fundit në median e shkruar apo dhe atë vizive, por për disa intervista e testime Online të bëra nga njerëzit më besnikë të Ramës, natyrisht me porosi të tij.
Një prej këtyre është ai i organizuar këto ditë në gazetën “Shekulli”, pas formatimit të katër koalicioneve që do të ndeshen në garën e rëndësishme elektorale të këtij viti, duke u kërkuar lexuesve të kësaj gazete që të japin mendimin se kush i fiton zgjedhjet e 28 qershorit? Ja formulimi konkret i këtij pyetësori: “Të dashur pjesëmarres të Blogut dhe lexues të “Shekullit” Online. Tashmë janë formatuar 4 koalicione që do ndeshen në garën e rëndësishme elektorale të këtij viti. Ju, kush mendoni se do të fitoj zgjedhjet e qershorit? 1 - Koalicioni i PD, 2 - Koalicioni i PS, 3 - Koalicioni i LSI, 4 - Poli i Lirisë. Jeni të lirë të shpreheni në dy mënyra: a - Duke shkruar vetem emrin e koalicionit që mendoni se do fitojë (ose thjesht numrin korrespondues, pra 1, 2, 3 ose 4; pa bërë komente b - Duke shkruar emrin e koalicionit dhe duke shtuar një koment mbi “pse”-të e preferencës suaj”.
Mbi bazën e këtij pyetësori kanë dhënë mendimet e tyre plotë 105 persona, nga të cilët 48 veta mendojnë se këto zgjedhje i fiton Partia Demokratike, 39 mendojnë se i fiton koaliconi i majtë, 2 mendojnë për LSI-në , 4 për “Poli i Lirisë” dhe 12 persona janë të pavendosur. Duke i kthyer në përqindje këto shifra absolute atëherë rezulton se “pro” fitores së PD-së janë 45,72 % e numërit të përgjithëshëm të këtyre personave, për koaliconin e majtë 37,15 %, për LSI-në 1,91 %, Për “Poli i Lirisë” 3,82% dhe të pavendosur 11,43 %. Duke patur parasysh faktin që ky anketim zhvillohet në një media afër Edi Ramës, atëherë në një mjedis tjetër lexuesish, rezultati pozitiv në favor të PD-së do të ishte akoma më i thellë. Në këto kushte, deklarata e liderit demokrat Sali Berisha se, “në zgjedhjet e 28 qershorit ‘09, ne do të përsëritim fitoren e 22 marsit ‘92” është më se e besueshme. Nëse një anketim i tillë do të ishte zhvilluar pas publikimit të listës së deputetëve, atëherë “lexuesit” e fitores së demokratëve do të ishin akoma më të shumtë të numër.
Shqiptarët po bëhen çdo ditë e më të ndërgjegjshëm për rezultatet mbreslënëse të qeverisë “Berisha” në këto 4 vite që kanë kaluar qysh nga zgjedhjet e 3 korrikut ’05, aq sa një pjesë e tyre po tradhëtojnë “idealet komuniste e partizane”. Natyrisht, këtu nuk bëhet fjalë për ata socialistë që janë lidhur ngushtë me interesin personal apo që janë kapur nga pushteti i korruptuar i Edi Ramës dhe kryebashkiakëve të tjerë në qytetet ku pushtetin lokal e kanë në duarë të majtët, po për ata socialistë që e bazojnë jetesën tek puna e ndershme. Në këto kushte unë mendojë se shumica e mësuesve, mjekëve, infermierëve, punonjësve të administratës, etj., pavarësisht se janë të majtë me bindje, kanë për të votuar djathtas. Ata nuk kanë pse të luajnë me sigurinë e jetës së tyre dhe “t’i bien të mirës me shkelma” edhe tani që jami anëtar të NATO-s, presim të lëvizim lirisht nëpër Europë dhe të bëhemi anëtar të BE-së. Po kështu kanë për të vepruar edhe një pjesë e pensionistëve të majtë, pavarësisht se për këtë kategori shoqërore jam disi skeptik. Sidoqoftë një numër i vogël prej tyre kanë për t’u treguar realist dhe jo socialist, ndërkohë që marrin dyfishin e pensionit që merrnini para 4 vitesh, nuk kanë pse mbështillen në dimër me batanije si dikur në dimrin e ’05-s, kur nuk kishte më shumë se 3 orë drita, kur donin orë të tëra udhëtimi për të shkuar nga një qytet në tjetrin, etj. Kësisoj ka për t’u venitur edhe shpresa e vetme për fitore që ka Rama dhe ramistët e tjerë në këto zgjedhje, e cila qëndron tek “dominance” majtiste e përbërjes së këtij populli.
Njazi Kolaj është një ndër lexuesit që ka votuar për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit, duke u mbështetur në një “argument” të tillë: “Do të mundohem që të arsyetojë sipas mënyrës timë, -thotë ai. -Populli shqiptar është i majtë më shumë se 80%. Si rrjedhojë edhe partitë dominuese i ka të majta. Programet e Partisë Demokratike me atë të Partisë Socialiste nuk kanë ndryshim esencial, pothuajse janë të njëjta. Zgjedhja që bën populli e bënë me tifozllëk dhe jo për programe të zhvillimit. Që të mos zgjatem populli do të votojë për PS-në, sepse duke votuar për Partinë Socialiste do të votoi kundra Sali Berishës, si veproi në vitin 2005, i cili votoi kundër Fatos Nanos për ta hequr qafe atë (Fatos Nanon) aventurier që do të mbahet mend si kumarxhiu i Shqipërisë dhe hajdut i rëndomt. Doktori e ka lodhur dhe terrorizuar shumë popullin nga ana psikologjike duke kërcënuar e dhunuar kundershtarët politikë. Por asnjë nuk çoi mbrapa hekurave si premtoi më 2005. Po e përfundoj duke uruar me gjithë zemër që këtë fushatë ta kalojmë në paqe, megjithëse unë jamë pesimist. Ju faleminderit të gjithve, lexuesve dhe moderatorëve”. Ndërsa “kolegët” e tij e votojnë të majtën sepse urrejnë Sali Berishën dhe demokratëte tjerë, ku më tipiku është Hekuri i cili thotë: “Uroj të fitoj socialistja dhe ai maskarai Sali Berisha të zhduket nga Shqipëria dhe të jetojmë të qetë në vendin tonë, se sa të jetë ai në krye të qeverisë vetëm strese dhe vuajtje do kemi ne njerëzit e thjeshtë dhe të ndershëm”.
Me një fjalor të tillë ose thjeshtë më togfjalëshin: “votoj PS-në apo Edi Ramën”, shoqërohen të gjitha “votimet” pro së majtës. Të thata, të paqarta, monotonike; thjesht militanteske. Ç’të thonë mjeranët e majtë, ndërkohë që kryetari i tyre është dorëzuar para kohe, duke mos u prirë në ballë mbështetësve të tij. Ai mund t’u tregojë përralla gjithë ditën njerëzve se do të bëjnë atë e këtë kur të vijnë në pushtet, mund t’i motivojë ata duke u treguar legjendën e “Gërdecit”, të “Fazlliçit” të “korrupsionit me Rrugën Durrës-Kukës”, të “familjes kryeministrore”, etj., por ata nuk arritën të impresionohen për një kohë të gjatë as nga legjendat e nëntëdhjetë e shtatës për “hajdutin e piramidave”, “kriminelin Berisha”, “qeverinë e korruptuar”, “përdhunimin e grave të jugut nga çeçenët”, etj., ndaj ia treguan vendin me votë në ’05-ën të majtës. Në atë kohë nuk ishte as shumë argumenta për të rikthyer në pushtet Berishën, megjithatë shqiptarët i thirrën mendjes dhe u ndalën një hap përpara se të të binin të gjithë në greminën e korrupsionit dhe izolimit të tjeskajshëm që kishte prodhur për 8 vjetë pushteti majtist. Tashmë argumentat janë me tonelata dhe votimi majtas është kthim i sigurt prapa. Ndaj lexuesi i “Shekullit” që voton pro PD-së, Gentian Mulgeci shkruan: “Mendimi im është se koalicioni PD do fitoj bindshëm për disa arsye; e para, ky koalicion arriti t’i zhduk bandat të cilat e kanë pasë zaptuar vendin që nga jugu në veri, se ky po e ndërton vendin në katër anët me rrugë, pa bërë dallime zonale, po rrit mirqenien e popullit, Shqipërinë e futi në NATO dhe e bani vend të sigurt për investime, po ndërton ujësjellësa, centrale, shkolla, shtëpia për të pastrehët, spitale, etj.; po ndërton porte, parqe; po e çon Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE; po realizon liberalzimin e vizave, dhe ma kryesorja e të gjitha këtyre, po ja ndërron imazhin shqipëtarëve kudo në botë. Ju them me gjithë bindje se në këto 4 vite imazhi jonë ka ndryshe shumë, se ne që jetojmë këndej e vërejmë ma së miri. Këto janë fakte që askush s’e ka moralin t’i mbyllin sytë para tyre, prandaj them se ky koalicion i udhëhequr nga PD e ka fitoren shumë të sigurt. Me respekt për gazetën tuaj, Gentian Mulgeci London”. Ndërsa Dona, përfaqëson grupin e atyre shqiptarëve që i janë bashkëngjitur PD-së dhe votimit pro saj me kalimin e viteve dhe tregimin e shëmbujve konkret të qeverisjes së demokratëve: “Mendoj që megjithë problemet e shumta të qeverisjes së PD-së, dhe personalisht të Berishës, si konfliktual, nuk mund të mohohen arritjet e tij në investime, në infrastrukturë, një seri reformash (meritë dhe e PS), disa arritje në rendin publik, disa arritje në arsim, disa arritje në energjitik dhe mendoj ka qënë një qeveri shumë e suksesshme në politikën e jashtme, ndofta e avantazhuar edhe nga disa faktorë të jashtëm, megjithatë nuk mund të mohojmë që sot Shqiperia është më e pranishme si faktor në Ballkan dhe Europë, meritë kjo edhe e provokimeve politike të Berishës. Ka ditur të provokojë politikisht. Mos harrojmë që janë vetëm 4 vjet. Sigurisht që ka probleme, por besoj që Shqipëria është në rrugën e duhur. Ajo çka më qetëson është se Berisha nuk mund të jetë më aq i rrezikshëm sa ‘92-‘97, ndaj nuk do hezitoja të votoja sërisht për të. Faleminderit”.
...