Fitorja, e gjithë Spanja në delir
I gjithë kombi spanjoll ka festuar orët më të lumtura të tij natën e 11 korrikut dhe orët e para të mëngjesit të 12 korrikut fitoren historike të përfaqësueses së futbollit.
Me mijëra spanjoll futbolldashës ose jo janë derdhur në rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve të mëdha dhe të vogla të Spanjës për të festuar në delir arritjen më të madhe të futbollit iberik. Pas vërshëllimes finale në të gjithë Spanjën kanë plasur fishekzjarret dhe me mijëra spanjollë i janë bashkuar gëzimit të 11 herojnve të cilët arritën që të mposhtin përfaqësuesen e Holandës pas plot 120 minutash lojë aktive.
Gazeta më e madhe e Spanjës "El Pais" është hapur me titullin e madh "Kampionët e Botës", që i referohej arritjes së fitimit të kupës më prestigjoze të futbollit botëror.
Sipas raportimeve vetëm në sheshin kryesor të Madridit kanë qenë të pranishëm të paktën 100 mijë persona të cilët kanë festuar në mënyrë madhështore arritjen e idhujve të tyre. Përveç fishekzjarrëve me mijëra persona kanë dalë në rrugë, disa duke ndezur boritë e makinave, disa të tjerë duke mbajtur flamurin kombëtar. Pjesë e kësaj festë gjithëpërfshirëse kanë qenë jo vetëm të rijntë por edhe sportdashës të moshuar kanë festuar me lumturi një arritje të cilën ata kishin frikë se nuk do ta shihnin kurrë të realizuar. Por ata mundën që të jenë dëshmitarë dhe të shihnin lotët e gëzimit të portierit Iker Kasijas i cili çoj lartë në qiell trofeun e Kupës së Botës në futboll.