E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Bosque uron lojtarët për fitoren

Trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, ua ka dedikuar Kupën e Botës futbollistëve të tij, të cilët arritën të mposhtin Holandën në finalen e madhe.

"Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por lojtarët tanë ishin fantastikë. Ata e fituan atë për herë të parë. është e vërtetë që Holanda pati rastet për të shënuar, por ne kemi pasur katër raste të pastra".

"Ne u kemi borxh atyre gjithçka, këtyre lojtarëve të mëdhenj. Ne i kemi pasur 50 ditë pa asnjë incident, unë ndjehem krenar me lojtarët e mi. Ata gjithashtu e dinë dhe janë të vetëdijshëm se kjo që është arritur, është bërë nga një grup me plotë vlera. Kjo është e pavlerësueshme për Spanjën. është një ditë e lumtur për të gjithë popullin spanjoll", ka thënë Del Bosque menjëherë pas takimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›