Fitorja e parë e Lulzim Bashës
Edhe pse sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore ajo ka ca ditë që ka filluar të përvijohet në konturet e një përballje lokale dhe jo më nacionale. Në betejën e parë për kryeqytetin një prej dy kandidatëve – Lulzim Basha i Aleancës për Qytetarin dhe e vetmja rrugë e Edi Ramës – ka dalë fitimtar. Sfidanti i ri i Ramës jo vetëm në politikë, vizion, por edhe në moshë (Basha është 38 vjeç, kundrejt Ramës 46 vjeç) ka arritur të imponojë agjendën e tij qytetare ndaj asaj agjende politike të Ramës në Tiranë. Për fat të keq jo në të gjithë Shqipërinë.
Sidoqoftë agjenda për qytetarin e kandidatit Basha, e cili është parë të në çdo rrugë kryesore dhe rrugicë, në çdo mjedis social dhe intelektual të Tiranës për të sonduar dhe profilizuar problemet dhe hallet e qytetarëve ka bërë që agjenda politike e Ramës për Tiranën të dukej si e dalë boje dhe jashtë loje. Prandaj duhet ndryshuar dhe u ndryshua me zgjedhjen për të dalë në takime me komunitetin e njësive bashkiake.
Përkundër strategjia e Bashës për të imponuar agjendën e qytetare ishte e thjeshtë në pamje të parë sepse në radhë të parë janë qytetarët, ata vijnë të parët, që kërkojnë një sjellje mirëkuptuese ndaj problemeve të tyre. Por shumë e vështirë kundër kundërshtarët përdor goditjen poshtë brezit.
Kurse strategjia negativiste e Ramës me zhurmime ndjekëse të premtimeve të Bashës, ka ndryshuar në një imitim klonues të gjezdisjes nëpër qytetet duke mikluar kështu kundërshtarin.
Mirëpo nëse Basha del lirshëm nëpër qytet pasi është riosh e entuziast për detyrën e re, Edi Rama del nëpër qytet pa qejf, pa nerv, i lodhur duke bërë batuta që të bëjnë të qeshësh dhe halle që të bëjnë të qash. Përtej kësaj, Rama është i konsumuar për tre mandate rresht, me një bilanc aspak pozitiv, përkundrazi. Dhe kërkon një mandat të katërt me qëllimin e vetëm të rrugës së tij që brenda dy viteve të marrë rrugën e kryeministrisë. E kësisoj duke lënë bashkinë e Tiranës, me një palë zgjedhje të tjera pas dy vitesh. Kur Tirana meriton më shumë vëmendje dhe një menaxher të vëmendshëm ndaj agjendës qytetare dhe jo asaj politike të partisë socialiste, që ka zgjedhur të vetmen rrugë për të marrë pushtetin.
Megjithatë Rama po përpiqet të shfaqet sërish alternativë duke imituar fushatën e Lulzim Bashës në konsultë me banorët, të njëjtë banorë që janë snobuar dhe keqtrajtuar nga një kryebashkiak në mungesë. Pa natyrshmëria e Ramës kundrejt problemeve të komunitetit shikohet më së shumti tek formulimet retorike të takimeve të tij me skenografi të përgatitur dhe aktor që tundin kokën sa herë ai flet, në të cilën do të shkrijë agjendën qytetarë dhe atë politike, duke e fryrë kështu artificialisht kauzën. Dhe jo vetëm kaq. Ai tenton të imitojë edhe Berishën duke shëtitur nëpër qytete të tjera për të bërë fushatë për kandidatët socialistë, duke u dyzuar dhe shumëfishuar. Sigurisht që lodhja elektorale do të bëjë punët e vet, me zgjedhjen e Ramës për t’u përqendruar në Tiranë dhe lënë në mëshirë të fatit të tyre kandidatët e tjerë pa mbështetje katalizatore të votave. Me anën të kësaj strategjie Rama pozicionohet hapur kundër qytetarëve të Tiranës, cka do të thotë më shumë vota firo se në 2009.
Sakaq Basha vjen duke u larguar petkun e kostumit të politikanit për t’u afruar me përveshjen e mëngëve të personin drejtues, menaxher i punëve, që kërkon shansin e ndryshimit të qytetit të gjymtuar prej klikës së beton-armesë, miq të Ramës. Dy ditë më parë kryetari ende në detyrë iu shmang ballafaqimit me sfidantit të tij, duke refuzuar një ftesë të bërë nga një forum intelektualë ku merrej një “Iniciativë për Tiranën” për të lidhur vizionin e tyre për administrimin e Tiranës. Megjithatë është e qartë se fobia e Ramës ndaj ballafaqimit publik e ka frenuar atë të gjendet në këtë panel të ndershëm qytetarësh të përgjegjshëm. Kreu i PS-së, Edi Rama preferon monologët përkundrejt rrahjes së ideve dhe vizioneve, sepse prapë del mangët ne ide dhe projekte për qytetit. Sigurisht i gjendur në siklet kreun e Bashkisë Rama ka refuzuar për një tjetër agjendë në Korçë sepse Basha do të vinte në vështirësi për shkak të sjelljes, komunikimit serioz dhe vizionit të ndryshëm politik, ç’ka është e prekshme nga publiku i kryeqytetit. Fitorja e Bashës është në kthimin e syve të qytetarëve në agjendën e tyre dhe jo të Ramës, këtij njeriu me interesa të ngushta miqësish beton-formues.