E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te plotesohen vendet vakante ne Kushtetuese

Topi Edhe Gjykaten e Larte

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka rikthyer dje ne vemendje ngercin institucional per plotesimin e vendeve vakante ne Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte. Deklaratat e Presidentit Topi jane bere dje gjate nje takimi me kreun e ri te misionit te asistences ligjore te Bashkimit Europian ne Shqiperi EURALIUS III Joakin Urias Martinez. Sipas njoftimit te publikuar ne faqen zyrtare te Presidences kreu i shtetit Bamir Topi vuri ne dukje probleme te shfaqura me vonesat ne miratimin e ligjeve te rendesishme per drejtesine plotesimin e vendeve vakante ne Gjykaten e Larte e Kushtetuese. Ndersa duke u ndalur ne veprimtarine e Keshillit te Larte te Drejtesise kryetari i shtetit vuri ne dukje faktin qe ky keshill eshte shprehur publikisht e ne unison per heqjen e imunitetit te gjyqtareve qe duhet te pasohet nga ndryshime kushtetuese dhe ligjore. Kreu i shtetit vleresoi se projekti i EURALIUS-it eshte nje hap i rendesishem i metejshem ne perpjekjet per te konsoliduar pushtetin gjyqesor ne Shqiperi duke qene se beteja per drejtesi eshte e perditshme dhe universale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›