E Diel, 1 Nëntor 2026

Çitaku: Këtë vit presim udhërrëfyesin për liberalizimin

Në një intervistë për “Radio Kosovën”, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kosova këtë vit pritet ta marrë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave, ndërsa ka theksuar se përmbushja e kritereve të përcaktuara në Raportin e Progresit të vitit të kaluar mbeten sfidat kryesore me të cilat do të ballafaqohet kjo ministri këtë vit.
 

Sipas Çitakut, procesi i integrimit të Kosovës në radhët e Bashkimit Evropian është sfidë edhe për Brukselin, për shkak të rrethanave politike. Ajo është shprehur optimiste se pas përmbushjes së kritereve nga ana e institucioneve të Kosovës, BE-ja do të ndryshojë qëndrimin e saj karshi Kosovës.
 

Duke folur rreth marrjes së Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, ministrja Çitaku, ndonëse nuk saktëson ndonjë afat konkret, thotë se kjo të ndodhë shumë shpejt.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›