E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitorja mbi fashizmin, paradë ushtarake në 'Sheshin e kuq', Moskë

MOSKË- Rusia përkujtoi sot fitoren e vitit 1945 kundër regjimit nazist me një paradë prej mbi 11 000 ushtarakë në "Sheshin e kuq" në Moskë me praninë e presidentit Vladimir Putin, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Kamionë ushtarakë, që transportonin raketahedhëse dhe armë të tjera, parakaluan në qendër të kryeqytetit rus për të shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Parada filloi me kalimin e automjeteve ushtarake të kryesuar nga një limuzinë e zezë, në bordin e së cilës ishte ministri i Mbrojtjes, Sergei Choigu.
Rreth 68 helikopterë dhe avionë fluturuan mbi "Sheshin e kuq".
Më tepër se 25 milionë rusë vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›