E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vaji i ullirit mbetet pa shitur, fermerët: Nuk ka treg, çmimi që ofrohet është shumë i ulët

Tonelata të tëra vaji ulliri në banesat e fermerëve dhe në fabrikat e zonës disa muaj pas përfundimit të aktivitetit sezonal  kanë mbetur pa u shitur në fshatrat e njësisë Administrative Kurjan në Roskovec për shkak të mungesës së tregut.

Fermerët janë me sytë nga rruga se mos ndonjë tregtar do të vijë të interesohet për të blerë prodhimin e tyre.

Ata  thonë se si asnjëherë më parë  prodhimi i vajit të ri u ka mbetur stok, teksa theksojnë se sezoni ishte i bollshëm.

“I premë vreshtat e i mbollëm ullinj, por superprodhimi na la vajin pa shitur me çmimin e ofruar nga tregtarët nuk mbulojnë dot as shpenzimet. S’po e shesim as me 400 lekë”, thotë një fermer.

Në fshatrat e kësaj njësië, operojnë 5 fabrika të përpunimit të ullirit të cilat janë të tejmbushura me vaj të pashitur, ndërsa fermerët që e kanë prodhimin në magazinat e tyre presin me padurim oferta nga kompani të huaja private siç ka ndodhur gjatë viteve të mëparshme.

Banorët e zonës e kanë të bazuar ekonominë familjare te kultivimi i ullirit, por mungesa e tregut dhe luhatjet e çmimit i kanë  vënë në vështirësi të mëdha jo vetëm për sigurimin e të ardhurave për familjet e tyre, por edhe për shërbimet që duhet të kryejnë në kulturën e ullirit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›