Basha: Fitorja e shumëpritur, presim dhe 180 mijë vota
Kandidati i koalicionit "Aleanca per te Ardhmen", Lulzim Basha tha dje se te dhenat paraprake nga procesi i numerimit te votave do te konfirmojne fitoren e tij ne kryeqytet. Ne nje deklarate dhene mbremjen e djeshme, Basha u shpreh se do te respektoj procesin e numerimit dhe ligjin zgjedhor, deri ne momentin qe te jene numeruar te gjitha votat. "Dua te perseris vendosmerine time per te respektuar procesin e numerimit te cdo vote te qytetareve te Tiranes dhe rezultatin e dale prej saj. Bazuar ne te dhenat qe po konsolidohen cdo ore, pas numerimit te cdo vote, kam besim ne konfirmimin e fitores se shume pritur ne Tirane", tha dje kandidati i PD-se per Bashkine e Tiranes, Lulzim Basha. Ne daljen e tij para medieve, Basha ka vleresuar punen e bere nga komisioneret dhe numeruesit. Ne menyre te vecante, kandidati i koalicionit "Aleanca per Qytetaret" ka vleresuar punen e komisionereve te Partise Demokratike dhe te anetareve te tjere te koalicionit, per punen e bere ne numerimin e zonave qe historikisht kane qene votues te Partise Socialiste. "Ne vecanti, dua te falenderoj komisioneret e Partise Demokratike, numeruesit e Partise Demokratike, vezhguesit e Partise Demokratike dhe te Aleances per Qytetarin, per durimin e treguar ne pjesen e pare te dites se sotme, gjate numerimit te qendrave te votimit qe tradicionalisht favorizojne Partine Socialiste", tha Basha. Ai ka shprehur falenderim dhe per komisioneret e partive te tjera, duke e vleresuar punen e tyre si mjaft te rendesishme per procesin zgjedhor. "Dua te falenderoj te gjithe komisioneret e te gjithe partive politike per punen e palodhur dhe plot perkushtim ne kete faze shume te rendesishme te procesit zgjedhor, fazen e numerimit te cdo vote te qytetareve te Tiranes", tha dje Basha. Ai ka shprehur dhe shqetesimin per bllokimin qe po i bejne komsioneret e Partise Socialiste, numerimit te votave ne zonat qe tradicionalisht njihen si votues te djathte. "Por ndersa numerimi vazhdon dhe rezultati eshte ngushtuar, eshte zhgenjyes bllokimi preferencial i numerimit nga pala tjeter, ne qendrat e votimit qe tradicionalisht favorizojne Partine Demokratike", tha Basha. Ai eshte shprehur i sigurt se votat qe kane mbetur pa u votuar do te votohen ne baze te ligjit. Sipas tij, kjo eshte e vetmja menyre per te degjuar zerin e qytetareve. "Kane mbetur per tu numeruar plot 180 mije vota, keto vota duhet te numerohen me qetesi dhe transparence. Zeri i ketyre qytetareve duhet, dhe do te degjohet", tha dje Basha.
DEKLARATA
"Ndersa numerimi vazhdon dhe rezultati eshte ngushtuar, eshte zhgenjyes bllokimi preferencial i numerimit nga pala tjeter, ne qendrat e votimit qe tradicionalisht favorizojne Partine Demokratike. Kane mbetur per tu numeruar plot 180 mije vota, keto vota duhet te numerohen me qetesi dhe transparence. Zeri i ketyre qytetareve duhet, dhe do te degjohet. Dua te perseris vendosmerine time per te respektuar procesin e numerimit te cdo vote te qytetareve te Tiranes dhe rezultatin e dale prej saj. Bazuar ne te dhenat qe po konsolidohen cdo ore, pas numerimit te cdo vote, kam besim ne konfirmimin e fitores se shume pritur ne Tirane", tha dje Basha.