Ban Ki Moon: Vendet e varfëra të rrezikuara nga kriza ushqimore

Kreu i OKB-së, Ban ki Moon ka deklaruar se vendet më të varfëra të botës po përballen "me mundësinë reale të një krize të re ushqimore".
Komentet e Ban Ki Moonit u bënë në konferencën pesë ditore të OKB-së që po mbahet në Turqi e që fokusohet në 48 vendet më pak të zhvilluara të botës.
Pjesëmarrësit pritet të diskutojnë planin 10 vjeçar të zhvillimit për 48 vendet më të pazhvilluara. 33 nga këto shtete janë në Afrikë, 14 në Azi plus Haiti. Të ardhurat vjetore për frymë në këto shtete janë më pak se 745 dollarë në vit.