Rama: Numerues, mos lejoni te preket vota, fitorja e qarte
Kryetari i Partise Socialiste, njekohesisht kandidat per te marre mandatin e katert per kryetar bashkie te Tiranes i beri apel numeruesve te mos lejojne te preket asnje vote. Ne daljen e tij te pare para medias per diten e djeshme, kreu i PS-se shprehu mirenjohjen e komisionereve te Partise Socialiste ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine qe iu nenshtruan trajnimit duke ruajtur konfidencialitetin dhe duke respektuar germe per germe te gjithe planin "antimanipulim". Njeheresh kreu socialist Rama, ne daljen e tij te dyte nuk ka munguar te falenderoje per fitoren te gjithe kandidatet fitues, dhe ne vecanti kryetaren tashme te zgjedhur per bashkine e Burrelit, Adelina Farrici, me te cilen ne seline e PS ka dhene dhe nje konference per mediat. Nga ana tjeter kerkoi nga mazhoranca qe te ndale sipas tij te gjitha perpjekjet per bllokimin e procesit ne kryeqytet.
Apeli
"Beteja vazhdon. Eshte radha e numeruesve te tregojne vendosmerine qe treguan komisioneret. Mos lejoni te preket asnje vote", ka qene deklarata e djeshme e kreut socialist Rama. Per te cilin mazhoranca po ben te gjitha perpjekjet per te zvarritur procesin dhe per te lodhur komisioneret. "Ne i kemi fituar zgjedhjet qarte dhe sakte"- nenvizoi me tej Rama duke rifalenderuar edhe nje here te gjithe qytetaret qe diten e djeshme votuan masivisht duke dhene nje mbeshtetje te qarte per Partine Socialiste, Aleancen per te Ardhmen dhe kandidatet tane", tha Rama. Me pas ai ka nenvizuar se
"Ne fund do vija theksin te veprimi i turpshem dhe i padurueshem i rrethimit te Tiranes dhe Durresit. Ku kerkojne te godasin ne zemer te vendit, pra ne lokomotiven zgjedhore te PS. U bej apel atyre qe i vene pas marrezise se Saliut ne kete rrethim te pamundur, qe ta ndihmojne te kthjellohet, sepse Shqiperine ai nuk ta mbaje peng". Por nga ana tjeter, ne daljen e tij te pare publike pas fillimit te numerimit te fleteve te votimit, eshte shprehur me se i vendosur per te evituar te gjitha perpjekjet qe sipas tij, mund te behen per te deformuar rezultatin e zgjedhjeve vendore ne kryeqytet, por dhe ne njesi te tjera vendore. "Jemi pergatitur dy vjet per kete dite te bukur. Kemi qene dhe jemi per te zmbrapsur cdo orvatje per te shtremberuar rezultatet."- theksoi me tej Rama i cili duke iu drejtuar mbeshtetesve te tij ne seline roze tha se "lista e fitoreve po zgjatet" dhe paralajmeroi fitore ne disa qytete te tjera "qe do jene surprize per te tjere".
Farrici
Kryetari socialist vecoi fitoren ne Burrel te kandidates se PS-se duke thene se "Burreli ne kater vitet e ardhshme do drejtohet nga nje kryetare bashkie". "Shprehim nje konsiderate per "gjerdanin e fitoreve" te sotme. Ia jap fjalen kryetares se porsazgjedhur te Burrelit, Adelina Farrici, e cila pas nje karriere si mesuese dhe pas nje perpjekjeve shembullore si grua, ne jeten publike dhe politike te qytetit te saj ia ka dale te munde nje lojtar burre dhe te marre mbeshtetjen dhe simpatine e jashtezakonshme, te komunitetit te saj matjan, qe na ka gezuar shume", tha Rama. Njeheresh ai nuk ka munguar qe te rendise dhe te gjitha bashkite ne te cilat PS dhe koalicioni i majte ka shenuar fitore. Nga ana e saj, kryetarja e sapozgjedhur e bashkise se Burrelit, Adelina Farrici eshte shprehur se do te justifikoje tere besimin qe i kane dhene bashkeqytetaret e saj. "Vij ketu pas nje muaji te lodhshem. Ndjehem shume krenar qe mbajta premtimin ndaj qytetareve te mi: Se vota e tyre nuk do te preket. Qyteti im i vogel i tregoi Shqiperise se eshte nje qytet evropian, se nuk sheh nese kandidon burre apo grua por ben vleresimin real. Dua te falenderoj bashkeqytetaret e mi qe me dhane besimin, qe me besuan dhe une angazhohem se do t'ua shperblej", ka qene deklarata e Farricit.
Rama prezanton bashkite qe kane perfunduar
"Fitorja e sotme spektakolare, gjerdani i fitoreve vazhdon te zgjatet, falenderoj personalisht sot te gjithe fituesit. Do te fokusohesha, te fituesit ne nje sere bashkish, nga veriu ne jug, duke e nisur nga fituesi me i fresket ai i Fushe-Krujes, me nje rezultat befasues dhe spektakolar. Jam i bindur se qytetaret e Fushe-Krujes kane bere nje investim te sigurte per Gjon Bardhin, fitorja e veshtire Divjake". Kjo ka qene deklarata e kreut socialist Rama, per te cilin fitoret kane qene teper te rendesishme ne te gjithe vendin. Ai eshte shprehur se mund te vazhdohet me Gjirokastren, Kelcyren, Memaliajn i marrim ne dorezim nepermjet qytetareve nga rivalet e deshtuar te PD, me tej me Gramshin, nje bashki qe deri ne kete moment eshte mbajtur pa asnje sukses nga rivalet, sot e fituar me nje diference te thelle", ka deklaruar Rama. Per te cilin fitorja eshte e rendesishme dhe ne Uren vajgurore dhe Polican, si dhe rimerret Ballshi pas deshtimit te PD. "Rikthehemi me entuziazem dhe besim te madh se po bejme shume ne Tepelenen e marre peng ne kater vitet e kaluara nga Saliu, rikonfirmohemi ne Erseke, marrin nje mandat pas shume e shume vitesh pas boshlleqesh te Saliut ne Krume, nxjerrim nga agonia Saranden, rikthejme nje djale te ri ne Permet, dhe sigurisht i gezohemi fitores bujshme ne Himare", eshte shprehur Rama. Nderkohe qe teksa eshte shprehur se ka nisur sipas tij dhe fitorja ne Kavaje, Lac qe jane quajtur gati te pamundura nga cdo optimist, fitore te sigurte ne Orikum, si dhe rikondirmohet besimi per kryetarin e bashkise se Pogradecit. "Kemi mundur ashtu sikurse e meritonte nje matrapaz ne Elbasan, po i afrohemi fundit per nje fitore ne Lushnje, nuk diskutojme Korcen, pavaresisht disa keshilltareve te paudhe ne krah te Saliut, pas 20 vjetesh me kryetarin e Lacit", ka qene deklarata e Rames.