Greqia ne veshtiresi

Plani i takimit te ministrave te Financave te Gjermanise te Frances te Greqise te Spanjes dhe te Italise se bashku me shefin e vendeve te eurozones Jean-Claude Juncker komisarin e BE-se per monedhen dhe Olli Rehn dhe drejtorin e Bankes Evropiane Jean-Claude Trichet qe askush nuk duhet te merrte vesh per takimin nuk doli sikurse e kishin parashikuar organizatoret. Te gjitha agjencite ishin plot me lajme dhe te krijohej pershtypja se euros po fillon ti vije fundi te pakten per greket.
Kthim te dhrahmia
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ekonomisti i shquar gjerman Hans-Werner Sinn
Greqia thuhet se mendon te dale nga eurozona dhe te rikthehet tek dhrahmia. Pikerisht ky debat shpertheu pas takimit te fshehte A ka te drejte nje vend qe te dale nga eurozona Per kete ky vend duhej te largohet fillimisht nga BE-ja gje qe teorikisht - sipas nenit 50 te Traktatit te Lisbones eshte e mundur.
Largimi e keqja me e vogel
Ekonomisti i shquar gjerman Hans-Werner Sinn mendon se largimi i Greqise prej eurozones do te ishte e keqja me e vogel. Shefi i Institutit ifo tha per gazeten Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung se Ne qofte se Greqia do te hiqte dore prej euros mund ta zhvleftesoje monedhen e saj dhe te behet e afte per te perballuar konkurrencen. Ne nje rast te tille mallrat greke te eksportit do te beheshin me te lira. Por Greqia nuk eshte e njohur si ndonje vend eksportues i fuqishem dhe qe ketu fillon problemi.
Fund i pasigurt
Ne fakt eshte me teper e pamundur qe qeveria greke te marre nje mase te tille drastike. E para sepse modele te tilla nuk ekzistojne. Dhe e dyta sepse ne tregjet financiare do te krijohen probleme te medha ne rast se greket do te leshohen papritur neper bankat e vendit dhe do te kerkojne te terheqin parate qe kane ne banke perpara se dhrahmia te zhvleftesohet plotesisht. Ne kete rast bankat greke do te falimentojne dhe duhen shpetuar kuptohet nga bota e jashtme.
Strukturimi i borxhit me sa duket i pashmangshem
Bildunterschrift Dhrahmi greke
E pra me sa duket do te kemi strukturim te borxhit. Sepse prej takimit te fshehte u be e qarte se Gerqia vazhdon te kete probleme te medha financiare dhe se me sa duket paketa e ndihmave ne miliarda nuk do te mjaftoje per ta shpetuar vendin prej falimentimit. Masat e forta te kursimit frenojne dinamiken ekonomike FMN parashikon nje minus prej 3. Sistemi i taksave vazhdon te mos funksionoje si duhet dhe privatizimi i ndermarrjeve shteterore nuk duket se po perparon si duhet.
Debati vazhdon
Ne kete menyre te gjithe presin takimin e 16 majit ne te cilin ministrat e Financave te vendeve te eurozones do te diskutojne jo ne menyre konspirative nese per te shpetuar vendin do te jete e nevojshme nje pakete e re SOS. Ne qershor BE-ja dhe FMN-ja do te shqyrtojne ecurine e reformave ne Greqi dhe do te vendosin ne lidhje me pagimin e transhes tjeter te paketes se shpetimit. Debatet per Greqine do te vazhdojne kjo eshte e sigurt.
Autor Henrik Behme/Pandeli Pani
Redaktoi Angjelina Verbica