E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihet kreu i PS-se hidhet ne kanal

Kryetari i Partise Socialiste te fshatit Qukes perfundoi ne spital pas nje konflikti te regjistruar nje dite me pare ne fshatin e tij. Ne deshmine e Pellumb Kovacit ne spital thuhet se ngjarja ndodhi per motive politike. Ai shprehet se eshte goditur nga vellai i kreut te komunes Qukes Ymer Blloshmi. Blloshmi ne keto zgjedhje kerkoi nje mandat te ri nen siglen e Partise Demokratike por humbi ndaj kandidatit tjeter Fatmir Kryeziu. Madje ai humbi me nje rezultat te thelle sipas deshmise se te plagosurit cka shkaktoi edhe tension mes paleve kundershtare. I dhunuari u gjet pa ndjenja ne nje kanal dhe i tille u dergua edhe ne spitalin e Librazhdit. Po beja pazar dhe degjova disa zera qe bertisnin kunder meje. Ta vrasim ate se prej tij humben ne Qukes Skenderbegas. Papritur me erdhen disa persona mes tyre edhe vellai i kryetarit ende ne detyre dhe me qelluan me sende te forta ne koke dhe trup. Madje ata me kercenuan edhe me pistolete. Pastaj nuk mbaj mend me se humba ndjenjat. Me tha qe me kishin gjetur ne kanal rrefen Kovaci. Sipas tij e dhunuar ka mbetur edhe kunata e tij. I demtuari ka marre plage ne koke dhe trup. Nderkohe sipas kryetarit te sapozgjedhur per komunen Qukes Fatmir Kryeziu kjo ngjarje eshte e patolerueshme. Kryeziu kerkoi qe te ruhet qetesia dhe te shmanget dhuna. shte e paimagjinueshme qe te dhunohen strukturat e Partise Socialiste vetem e vetem se kryetari rikandidues i komunes Qukes humbi keto zgjedhje. Kjo sjellje me ben te mendoj se Ymer Blloshmi ka punuar nen rrogoz duke kercenuar banoret e tij thekson Kryeziu. Nderkohe burime te policise se Librazhdit bejne te ditur se konflikti i ndodhur ne fshatin Qukes ka perfshire te dyja palet duke konfirmuar pjesemarrjen e vellait te kryetarit aktual Blloshmi.


Nderkohe policia thote se te dyja palet kane mbetur te demtuara pas ketij konflikti dhe kane perfunduar ne spital. Ndaj tyre ka nisur procedimi penal dhe materialet i kane kaluar prokurorise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›