E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Ekonomisë: 61% e energjisë ofrohet nga serbët

Detyrimi i qeverisë mbetet sigurimi i energjisë elektrike dhe nuk është fakt i panjohur pozicioni dominues i kompanive serbe në tregun e shitblerjes së energjisë elektrike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje Greqi, Maqedoni apo Kosovë. Qëndrimi i ministrit Ruli lidhet me deklaratat e opozitës në media se kompania serbe "Rudnap" e lidhur me Damir Fazliç, zotëron gjysmën e importeve të energjisë elektrike në Shqipëri. "Nuk është aspak e vërtetë se blerjet e energjisë nga kompanitë serbe janë favorizuar tre vitet e fundit. Përkundrazi, nëse do të krahasojmë shifrat e importeve në vitet e fundit, rezulton p.sh., se në vitin 2003, 100% e energjisë është blerë nga kompanitë serbe, ndërsa në vitin 2006, vetëm 9% është blerë nga këto kompani, në vitin 2007, 61% dhe po kaq në vitin 2008", sqaroi kreu i Energjetikës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›