Ruli: Pronat e Fazliç, e vërteta për Porto Romanon
Debati mbi shitblerjet e trojeve në zonën e Porto Romanos kanë kapërcyer çdo prag të akuzës, ku palë të ndryshme politike fajësojnë njëra-tjetrën për favorizimeve ndaj klaneve të caktuara. Debati mbi çështjen "Fazliç" është ndezur edhe më shumë, kur opinioni publik mësoi faktin se biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazliç, mik i Kryeministrit Berisha, zotëron troje pranë Porto Romanos, 5 km larg Durrësit. Duke marrë shkas se këtë zonë, qeveria e ka shpallur "zonë të lirë ekonomike", ku parashikohet të ndërtohet edhe një park energjetik, akuzat e opozitës dhe faktet e publikuara në media, kanë detyruar ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, që të sqarojë një herë e mirë mbi të vërtetën e kësaj çështjeje. Gjatë debatit të lirë, dje, në Kuvendin e Shqipërisë, ministri Ruli hodhi poshtë për favorizime ndaj firmave të caktuara, ndërsa shtoi se nuk është vendosur ende nëse në zonën e Porto Romanos do të ndërtohet ndonjë park energjetik. "Vendimi për park energjetik është marrë kohë më parë nga qeveria, por jo si leje ndërtimi nga Këshilli Rregullues i Territorit. Kështu që asgjë nuk është e sigurt rreth këtij projekti", tha ministri. Deklaratat e Rulit, vijnë në një kohë kur vet Fazliç pranoi pak ditë më parë se zotëronte troje në zonën e Porto Romanos, pikërisht në vendin ku qeveria pretendon të ndërtojë parkun energjetik. Opozita e cilëson si favorizim që qeveria ka bërë ndaj biznesmenit Fazliç, ndërsa ka kërkuar shtetëzimin e trojeve në Porto Romano.
E vërteta
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës sqaroi dje se, Porto Romano është një projekt i ideuar që në vitin 2000, fillimisht si një port dhe zonë për tregtimin dhe depozitimin e karburanteve, ide që u zgjerua gjatë viteve në vazhdim, duke ardhur në propozimin e ndërtimit të një parku energjetik. Sipas ministrit Ruli, për zhvillimin e kësaj zone, deri tani janë bërë vetëm studimet e nevojshme, por ende nuk është marrë miratimi në KRTRSH dhe aq më tepër nuk është vendosur se në cilën zonë të këtij parku do të ndërtohet TEC-i i ri, apo projektet e tjera. "Dëshirojmë të sqarojmë këtu se parku i Porto Romanos nuk është një investim publik: Qeveria shqiptare dhe studimet e kryera për këtë thjesht kanë synimin të orientojnë privatët në investimet e tyre. Partia Socialiste ka sugjeruar shtetëzimin e këtij parku, shumica e të cilit është pronë private, ndërkohë që mënyra më e drejtë për zhvillimin e kësaj zone do të ishte nëpërmjet investimeve private. Por meqenëse Partia Socialiste sugjeron shtetëzimin, ne mirëpresim propozimin dhe projektligjin e tyre", iu drejtua ministri deputetëve të opozitës, dje në Kuvend. Për ministrin Ruli, pak rëndësi ka se kush e blen tokën dhe çfarë bën me të, por synim kryesor mbetet sigurimi i energjisë elektrike.
Parku energjetik
Vendimi për ndërtimin e parkut energjetik në Durrës (Spitallë) është marrë nga qeveria më 21 shkurt të këtij viti, me termin "Për shpalljen e zonës ekonomike Spitallë, Durrës". Me një sipërfaqe prej 870 ha, zona është parashikuar të jetë një projekt me vlera të konsiderueshme ne aspektin e investimeve të huaja si dhe përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale të banorëve të zonës përreth, duke parashikuar hapjen e rreth 30 mijë vendeve të reja pune.