Topi pret kreun e Kuvendit të Kosovës

Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit reciprok mes dy shteteve duke vlerësuar me këtë rast “vullnetin e mirë, punën intensive dhe iniciativat e ndërmarra nga drejtuesit e Kosovës për një sistem të qëndrueshëm politik dhe ekonomik, ku klasa politike dhe udhëheqësit e saj kanë dëshmuar e po tregojnë maturi të vazhdueshme në zgjidhjen e problemeve të ndryshme, me të cilat janë përballur deri më tani.”
Më tej, të dy personalitetet e larta shtetërore, duke prekur temën e bisedimeve Kosovë-Serbi, ku palët respektive rinisin sot dialogun për të diskutuar çështje të ndryshme teknike, shprehën dëshirën dhe inkurajimin për realizimin konkret të këtyre negociatave, në mënyrë që faktori shqiptar të vijojë të japë shembullin më pozitiv për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në të gjithë rajonin e Ballkanit.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, vuri në dukje rolin moderator e konstruktiv të Kreut të Shtetit shqiptar jo vetëm në vend, por dhe për përpjekjet e vazhdueshme institucionale e diplomatike në drejtim të përfshirjes së Kosovës në forumet e tryezat e përbashkëta rajonale dhe njohjes së mëtejshme të saj në arenën ndërkombëtare. Në këtë pikë Presidenti Topi dhe zoti Krasniqi theksuan rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve tona në fusha si ekonomia, arsimi, shkëmbimet tregtare, përafrimi i legjislacionit, etj. në mënyrë që të projektohet së bashku e ardhmja e tyre dhe integrimi në Bashkimin Evropian. /Start/
2011-11-21 15:13