E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokshi mëshiron deputetet socialiste, kërkon 1 Lek

Deputetja Vokshi ka kallëzuar për shpifje deputetet socialiste, Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi.

“Znj. Vokshi, si një politikane  karriere dhe  Kryetare e Lidhjes Demokratike e Gruas së Shqipërisë vendosi të pakësojë vlerën e dëmshpërblimit nga 20.000 euro në vetëm 1(një) lek për shpifjet e bëra nga deputetet e PS-së; znj. Kodheli dhe znj. Hysi,  duke përligjur kështu  padinë e saj kundër shpifjeve të tyre me vlerësim simbolik”, sqaroi avokati mbrojtës.

Këtë akt, deputetja e mazhorancës duket se e ka ndërmarrë edhe për shkak të 25 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas. “Nisur nga kjo ngjarje znj. Vokshi bashkohet dhe solidarizohet me çdo nismë dhe përpjekje për të eliminuar dhunën ndaj gruas. Znj. Vokshi mendon se gruas duhet t’i rezervohet luksi i politikës shqiptare dhe jo të viktimizohen apo përdoren siç ndodh rëndom në spektrin e majtë, prandaj ajo vendosi të pakësojë  vlerën e dëmshpërblimit  ndaj dy nënave dhe bashkëshorteve, deputete të Partisë Socialiste”, shtoi avokati Isuf Shehu. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-21 14:19
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›