E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specialistët: Kujdes nga uji i depozitave

Depozitat familjare janë problemi kryesor për ujin e pijshëm. Alarmi vjen nga drejtoria e shendetit publik e cila këshillon qytetarët që të shmangin ujin e ndenjur. Ky ujë i cili nuk është i rrjedhshëm mund të kthehet në një rrezik serioz për shëndetin e njerëzve u shpreh Vladimir Janushi,Shefi i higjenës pranë Drejtorisë së shëndetit Publik.
Ndërkohë sipas shefit të shërbimit të higjenës, uji që vjen direkt në tubacione është në parametrat normal.
Janë bërë të gjitha analizat në rrugë kimike,dhe rezultatet tregojnë që kemi një proces normal” shprehet Janushi.
Megjithatë sipas drejtorisë së shëndetit publik qyterarët duhet të jenë të kujdesshëm në konsumin e ujit të pijshëm,dhe të paraqesin të gjitha problemet që konstatojnë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›