E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,ndërron jetë një pacient me ethet hemorragjike

Ethet hemoragjike i marrin jetën një personi në spitalin infektiv të Tiranës i cili ishte paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky virus i rrezikshëm përhapet nga minjtë e arave dhe nëse pacienti nuk paraqitet me urgjencë pranë spitalit i rrezikohet jeta.

Sipas shefes së Departamentit të Sëmundjeve Invektive pranë ISHP Silva Bino një tjetër virus i rrezikshëm, i quajtur Ethet e Nilit Perëndimor përhapet nga pickimet e mushkonjave ndërsa në infektivin e Tiranës janë dy pacientë nga Laci dhe Lezha jashtë rrezikut për jetën. Zonja Bino, duke mos lënë vend për panik i bën thirrje edhe pushtetit lokal të punojë me dezinsektimin.
 

Duke filluar nga muaji mars është kosntant rreziku i përhapjes edhe i virusit të ngjashëm si Ethet hemoragjike të Krime Kongos dhe bakterit Leptospirozë. Temperatura e lartë e shkaktuar nga viruset e sipërpërmendura shkon deri në mëningit duke kapur edhe cipën e trurit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›