Fitou: Për veriun nuk duhet status special

Gjatë një vizite që ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Fitou, ka zhvilluar në Deçan ka thënë se për veriun nuk duhet asnjë status special, por dialog me qytetarët e atjeshëm.
Ndërsa duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, Fitou ka pohuar se ai është një proces që kërkon përkushtimin e të gjithëve.
“Liberalizimi i vizave dhe integrimi në BE, është një proces që kërkon përkushtimin e të gjithëve. Kjo nuk është çështje ditësh, dhe as ndonjë dhuratë, ngase kërkon punë sistematike dhe permanente”, ka thënë ambasadori, Jean-François Fitou.