Modric, i mirë për Realin

Mesfushori i Sevillas, Ivan Rakitic beson se Real Madridi e ka bërë zgjedhjen e duhur për ta angazhuar Luka Modricin.
Madrilenët pritet që shumë shpejt ta transferojnë përfaqësuesin kroat nga White Hart Lane, pas bisedimeve të gjata me Tottenhamin.
“Reali ka bërë zgjedhje të mirë në tentim për ta transferuar Modricin. Ai do të jetë një opsion i mirë, nëse përfundon në Madrid. Reali do të ishte mjaft i kënaqur me Lukan, nëse e angazhon atë. Ai është tip i lojtarit që e shijon momentin kur është afër golit të kundërshtarit”, deklaroi për të përditshmen Marca Rakitic, i cili luan në përfaqësuese së bashku me 26 vjeçarin.