E Diel, 1 Nëntor 2026

100 femrat më të fuqishme në botë: Forbes kurorëzon sërish Angela Merkel

Gazeta Shqip

Revista Forbes ka vlerësuar si gruan më të fuqishme në botë, kancelaren gjermane Angela Merkel. Ky është viti i dytë që politikania gjermane renditet në krye të listës që publikohet çdo vit nga revista prestigjioze, e që dominohet kryesisht nga gra politikane, figura të medias dhe drejtuese biznesesh. Në vend të dytë është renditur Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, e ndjekur nga presidentja braziliane Dilma Rousseff.

Tre vendet e para të listës, kanë mbetur të pandryshuara prej vitit të kaluar. Lista përbëhet nga emra grash të përfshira në politikbërje, biznes, media, teknologji dhe organizata jofitimprurëse. Klasifikimi është bërë në bazë të influencës, shumave të parave që ato kontrollojnë ose fitojnë, si dhe frekuencës së shfaqjeve të tyre në media. Mosha mesatare e grave nga 28 vende të ndryshme të vendit është 55 vjeç.

Në vend të katërt e të pestë renditen Melinda Gates, bashkë-drejtuese e  Bill & Melinda Gates Foundation, si dhe Jill Abramson, drejtuesja ekzekutive e Neë York Times. Në vendin e 6 renditet Sonia Gandhi, presidente e Indian National Congress, e ndjekur nga first lady, Michelle Obama. Në listë janë futur emra të rinj, si në rastin e këngëtares Jennifer Lopez dhe bilioneres  filantropiste, vejushës se themeluesit e Apple, Laurene Poëell Jobs. Në vendin e tetë është renditur shefja e FMN-së, Christine Lagarde, e ndjekur nga sekretarja amerikane e sigurisë, Janet Napolitano dhe Sheryl Sandberg, të Facebook.

Këto gra të fuqishme ushtrojnë influencë në mënyra dhe qëllime të ndryshme, e të gjitha kanë mpakte të ndryshme në komunitetin global” shprehet Moira Forbes, presidente dhe botuese e ForbesWoman.

Listën e plotë mund ta lexoni këtu:

http://www.forbes.com/power-women/

100 femrat më të fuqishme në botë: Forbes kurorëzon sërish Angela Merkel burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›