Sahin, shumë pranë Arsenalit

Nuri Sahin pritet t’i bashkohet shumë shpejt Arsenalit, me të cilin do të nënshkruajë kontratë afatgjate.
E ardhmja e pasigurt e mesfushorit turk në Real Madrid u bë e qartë pasi Jose Mourinho vendosi ta transferojë Luka Modricin nga Tottenhami.
Largimi i Alex Songut drejt Barcelonës dhe lëndimi i Jack Wilshere e ka shtyrë menaxherin Arsene Wenger të kërkojë përforcime dhe ish futbollisti i Borussia Dortmundit duket njeriu i duhur për ta drejtuar mesfushën e ekipit të tij.
Sahin nuk luajti fare në sezonin e parë në Santiago Bernabeu dhe pritet të rikthehet në formën më të mirë në Emirates Stadium.