Fitou bën thirrje për bashkëpunim

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Zhan Fransua Fitou, u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës që të punojnë së bashku të paktën për një strategji njëvjeçare. Sipas tij, proçesi zgjedhor në Kosovë e ka dëmtuar rëndë imazhin e vendit në skenën ndërkombëtare dhe gjithashtu ka krijuar një mosbesim të qytetarëve të Kosovës për institucionet e vendit.
Komentet e tij janë bërë në një intervistë për BBC, ku ambasadori francez la të kuptohet se pas 6 ose 12 muajve në Kosovë duhet të zhvillohen zgjedhje të reja. Fitou e ka vlerësuar proçesin zgjedhor si të parregullt.