E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompozitori Mullahi, feston 60-vjetorin

Feston 60-vjetorin kompozitori i njohur Gazmend Mullahi dhe njëkohësisht dekorimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, me titullin "Mjeshtër i Madh". Mjaft i emocionuar kompozitori i muzikës së lehtë shqiptare u shpreh se vlerësimi që iu bë është produkt i një pune ndër vite.
Ndërkohë që nuk kanë munguar edhe vlerësimet prej miqëve dhe kolegëve. Drejtori artistik i TOB, Zhani Ciko, e përcaktoi krijimtarinë e Mullahit si një melodi mjaft të veçantë.
Mullahi është një nga kompozitorët e njohur të muzikës së lehtë shqiptare, kompozimet e të cilit janë interpretuar edhe në Festivalin e Këngës në RTSH. Ka lindur në Tiranë më 18 gusht të vitit 1951. Është aktivizuar që në fëmijëri si rezultat i prirjeve për arte pranë Pallatit të Pionierëve të Tiranës. Një vit më parë nxori në treg albumin "Qiellit i flas" me krijimtarinë më të mirë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›