Fituesi i Tiranës, Kolegji zbardh sot vendimin
TIRANE- Kolegji Zgjedhor pritet të zbardhë sot vendimin e dates 3 qershor, me te cilin pushoi çështjen dhe rrezoi ankesen e PS, per rezultatin e Tiranes, duke lene ne fuqi vendimin e KQZ-së për vlerësimin e fletëvotimeve të kontestuara, hedhur ne kutine e gabuar.
Diten e vendimit u deklarua vetem pushimi i ceshtjes pa dhene argumentime te tjera rreth kesaj vendimmarrjeje, qe erdhi pas kqyrjes se te gjitha tabelave, te cilat iu kerkuan KQZ-se, si prove.
Me vendimin ne fjale, qe pritet te detajohet sot, u la në fuqi rezultati i dalë nga KQZ për Tiranën ku u shpall fitues me 81 vota kandidati i Aleancës për Qytetarin Lulzim Basha.
Vendimi pritet të zbardhet në referencë të nenit 158/6 në Kodin Zgjedhor, që sanksionon se Kolegji Zgjedhor është i detyruar ta zbardhë vendimin jo më vonë se tre ditë nga dhënia e tij.
Nje dite pas vendimit, kreu i PS-se, Edi Rama deklaroi se nuk do te njohe vendimin e Kolegjit, duke njoftuar nje tjeter ankimim, madje edhe ekspertize nderkombetare per zgjidhjen e krizes se zgjedhjeve.