E Diel, 1 Nëntor 2026

Fituesi i zgjedhjeve serbe, Sllobo i vogël

Daçiç mund të jetë kryeministri i ardhshëm

Në planin kombëtar, ka një fitues të qartë të zgjedhjeve në Serbi. Ivica Daçiç, ministri i Brendshëm në qeverinë aktuale, edhe pse nuk e di me saktësi se cili do të jetë presidenti i ardhshëm, ai është i vetëdijshëm se cili do të jetë kryeministri.

Daçiçi, i cili ka qene zëdhënës i Sllobodan Millosheviçit në vitet 1990, është politikani që ka ringjall vetveten.

Gjatë viteve të luftës, ai quhej Sllobo i vogël që më pas u vu në krye të partisë së Millosheviçit.

Ivica Daçiç në një takim të Partisë Socialiste pas vdekjes së Sllobodan Millosheviçit

Edhe pse votuesit në një farë mënyrë e kanë përcaktuar atë si kryeministër, asgjë nuk është e qartë.

Serbia me 6 maj mbajti zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale. Për presidentit, Tadiç mori 26.7% dhe do të shkojnë në balotazh, me 20 maj me Nikoliçin që mori 25.5%. Tadiç mund të fitojë por ka nevojë për mbështetjen e Daçiçit.

Sa i takon votës parlamentare, partia e parë doli ajo e Nikolliçit, Partia Progresiste, pasi siguroi 73 vende në parlament ndërsa Partia Demokratike e Tadiçit mori 68 të tilla kurse Daçi 45.

Koalicioni i madh ka shumë pak shanse të ndodh dhe kështu që Daçiç është përcaktuesi. Ai ka pranuar të bashkoi forcat me Tadiçin por nuk janë bërë të ditur detajet e marrëveshjes. /The Economist/

Përgatiti: F.Stafa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›