Arrestohen 4 algjerianë pa dokumente

Arrestim, foto arkivi
Katër shtetas algjerianë pa dokumente përkatëse janë arrestuar sot nga policia e Tepelenës, kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë nga Greqia.
Sipas policisë, këta shtetas kanë udhëtuar drejt vendit tonë me autobusin e linjës Sarandë-Tiranë, ndërsa nuk dihet destinacioni i tyre.
Policia e Tepelenës e ka dërguar autobusin dhe pasagjerët në Gjirokastër për verifikime të mëtejshme.
/E,L/