Fituesi për Tiranën, sot vula e Kolegjit Zgjedhor
TIRANE- Kolegji Zgjedhor do te vulose sot fatin e zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes.
Trupa e perbere prej 5 gjyqtaresh mblidhet ne oren 10.00 per te shqyrtuar kerkese padine e bere nga Partia Socialiste, qe kerkon rrezimin e rezultatit prej 81 votash me shume per Lulzim Bashen dhe shpalljen e Edi Rames, fitues me 10 vota, si doli pas mbylljes se numerimit.
PS permes kesaj kerkese do shpalljen te pavlefshem te vendimit nr 37 date 16.05.2011 te KQZ-se, kur vendosi te mos miratoje tabelen permbledhese te rezultatit per zgjedhjen e kryetarit te Bashkise, Tirane, pas numerimit te votave ne KZAZ 49.
Gjithashtu, kerkohet pavlefshmeria e vendimeve nr 710 dhe 711, date 23.05.2011 te KQZ, permes te cilave u shpall rezultati final per Tiranen, pas numerimit te votave te hedhura ne kutine e gabuar.
Juristet e PS i cilesojne keto vendime, ne kundershtim me ligjin, pasi rezultati i shpallur prej tyre ka ndryshuar te gjitha tabelat e KZAZ te depozituara ne KQZ. Socialistet sjellin ne vemendje dhe faktin e mosrakordimit te fleteve te votimit me numrin e votuesve.
Relatore e çështjes është Dhurata Haveri. Anëtarë janë Sashenka Jonuzi, Marie Qirjazi, Meriban Mullaj dhe Astrit Kalaja. Më 3 qershor, Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen mbi ankesën tjetër të paraqitur nga PS-ja për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Tiranë, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 23 maj, që nxjerr kandidatin demokrat Lulzim Basha fitues të garës për Bashkinë e Tiranës, me 81 vota më shumë se kandidati socialist, Edi Rama.