E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ne 20 vjetorin e saj

Ne perpjekje per te kuptuar nese Partia Socialiste i kishte derguar apo jo ftese Fatos Nanos ne 20 vjetorin e themelimit te saj mu ringjall mizaskena e debatit rreth votimit te fundit ku shume flete kane perfunduar ne kutine e gabuar. Ky debat duket se po perpiqet te provokoje ikjen e Partise Socialiste nga vlerat qe prodhoi me Fatos Nanon ne krye te saj. Por a ka prodhuar vlera per demokracine Partia Socialiste e Shqiperise keto 20 vite

Padyshim qe po. Se pari Partia Socialiste ishte dhe mbeti partia e pare e pluralizmit ne Shqiperi qe i dha kuptim gares brenda ish Partise se Punes duke e shkeputur ate parti nga miti i Sekretarit te Pare. Ne vitin 1999 Fatos Nano dha doreheqje dhe arriti te rizgjidhet ne krye te partise duke u ndeshur per here te pare publikisht ne nje gare te hapur me kundershtaret e tij ne parti. Kjo ishte vertet nje vlere per nje lider qe ishte emeruar ne krye te asaj partie nga Ramiz Alia dhe ishte cimentuar nga burgosja e Sali Berishes. Partia qendroi e bashkuar dhe pas kesaj gare delikate duke perballuar peshen e gares dhe lirite politike brenda partise.

Ne vitin 2001 kjo parti pati nje sfide te dyte te rende. Kryetari i kesaj partie udhehoqi nje fushate kunder qeverise se partise se tij e cila pasi kishte prekur zgjedhjet e qershorit 2001 po blinte me paret e korrupsionit qeveritar dhe lidershipin e partise. Fatos Nano ja doli te fitonte serish dhe Ilir Meta u detyrua te largohej.

Por ne qofte se Partia Socialiste pranoi dhe perballoi me dinjitet garen brenda partise dhe rizgjedhjen e Fatos Nanos ajo nuk perballoi dot garen per te vendosur rregulla morale per te qendruar ne pushtet. Ndarja Meta- Nano ne vitin 2002 edhe pse u tentua te mbulohet ne vitin 2003 mbeti e forte. Brenda partise me te madhe shqiptare brenda se majtes ideologjike shqiptare kishte lindur nje nukel i ri nje grup njerezish te motivuar nga perfitimet perrallore te pushtetit.

Te vetequajtur pragmatiste apo ilirmetiste ky grup ne te vertete zbuloi semundjen e re te se majtes shqiptare ate te ikjes nga nje parti ideologjike. Por bashke me Ilir Meten kishte ndryshuar dhe Fatos Nano. Te dy te njejte por jo bashke ata ne te vertete filluan te derrmojne te majten shqiptare. Ne Kongresin e vitit 2003 Fatos Nano hodhi poshte te gjitha arsyet perse socialistet ja kishin dale te ishin bashke deri atehere. Ai forcoi pushtetin e tij thuajse pa gare ne krye te partise duke denigruar Mejdanin dhe Ramen dhe duke perjashtuar de facto Meten nga strukturat qendrore te partise.

I motivuar nga korrupsioni perrallor ne kohen qe ishte kryeminister dhe i privilegjuar nga mentaliteti krahinor fale te cilit ishte ne politike Ilir Meta ia doli te krijoje nje grup te ri politik i cili kishte tiparet e nje sekti rreth te cilit u mblodhen njerez qe kishin prekur endrren e pasurimit nga pushteti dhe privilegjet e te qenit nga Skrapari.

E majta shqiptare humbi parimet dhe paqen brenda saj. Sali Berisha i cili po pergjonte si parti e dyte ne vend prej vitit 1997 filloi ta konsideroje politiken tripolare dhe u terhoq nga gjuha agresive duke i lene fushe te lire veprimi agresivitetit brenda se majtes. Fal arrogances se Fatos Nanos dhe mendjelehtesise se tij ne taktikat elektorale te vitit 2005 Berisha ja doli qe te perdore ndarjen e se majtes dhe nje makijazh te tij formal per tu rikthyer ne pushtet ne vitin 2005.

E majta shqiptare ridoli ne opozite por tashme me nje parti e cila me shume se sa tek idealet e se majtes apo nostalgjise per komunizmin besonte tek paraja dhe nostalgjia per karriget qe kishte humbur.

Ardhja e Edi Rames ne krye te Partise Socialiste ishte e vetmja pasuri politike e momentit per Partine Socialiste. Nje ish artist anarkist dhe publicist i spikatur ai ishte nga te paktet emra te se majtes qe kishte mberritur me kembet e veta deri aty. Ai tentoi te ruaje Partine Socialiste te Fatos Nanos dhe te korrigjoje carjen e madhe me Ilir Meten.

Por kjo nuk zgjati me shume se dy vjet. Ne krizen e zgjedhjeve te vitit 2007 Fatos Nano u shfaq nje dite papritur krah Sali Berishes ne Pallat te Brigadave. Tri dite me pare ata ishin takuar fshehtas po ne ate vend dhe kishin rene dakord te siluronin kreun e PS. Ish kryeministri i se majtes ne nje bisede tridhjete minuteshe me Sali Berishen kishte lene te kuptohej se do te ishte ne krah te Berishes kunder Rames dhe priste prej tij shperblimin e radhes. Kjo u duk se do te ruante me tej aleancen e Rames me Ilir Meten.

Por pas zgjedhjeve te vitit 2007 dhe pas perpjekjeve te tij per te ndryshuar strukturat e vjetra te Partise Socialiste situata filloi te ndryshoje. Rreshtimi publik i Fatos Nanos me Sali Berishen nuk ishte nje arsye per Ilir Meten te qendronte me Edi Ramen. Ky i fundit e kishte mbivleresuar shume konfliktin Nano- Meta ne percarjen e PS. Ne te vertete ai nuk ishte konflikt mes dy personave por konflikt mes atyre qe duan te jene me cdo kusht me pushtetin dhe atyre qe duan te jene ne opozite.

Arsyet perse Ilir Meta duhet te ishte me Edi Ramen nuk kishin me lidhje me konfliktin e tij me Fatos Nanon. Ilir Meta kerkonte mbijetesen e tij politike e cila ishte e rrezikuar nga suksesi ne rritje i nje partie te re socialiste me nje lider te ri. Duke gjetur arsye pakuptim per ndarje ai perdori me te drejte reformen elektorale per tu distancuar eger nga Partia Socialiste nderkohe qe Berisha i kishte shkelur syrin dhe po i mbante deren hapur njesoj si para vitit 2005.

Ne keto kushte e majta shkoi ne zgjedhjet e vitit 2009 e cunguar. Tentativat e fundit per tu bashkuar ne nje koalicion para zgjedhjeve deshtuan per shkak te kushteve te paarsyeshme qe vendoste Ilir Meta dhe euforise se paarsyeshme qe kishte Rama per fitoren ne zgjedhje pa llogaritur mire efektet negative te ligjit elektoral te hartuar pa shume vemendje prej tij.

28 Qershori solli nje ndarje te votave mes te djathtes dhe te majtes por nje etape te re ne historine e politikes shqiptare koalicioni e pare i te djathtes me nje ish kryeminister te se majtes.

Nga ky moment ne kemi nje Parti Socialiste qe duhet te perballoje nje koalicion te gjere te Berishes me dy ish kryeministra te se majtes qe jane betuar per shkaterrimin e objektivit polik te Edi Rames per te cuar serish Partine Socialiste ne pushtet.

Pyetja e vetme qe behet tani kur flitet per bashkimin e se majtes eshte a duhet Edi Rama te beje paqe me dy ish- kryeministrat e kesaj partie Kjo pyetje tani nuk me kuptim. Edi Rama ka vetem nje detyrim te madh per te majten shqiptare. Ai duhet te jete i vemendshem dhe duhet te pajtoje strukturat e reja te partise se tij me militantet e vjeter te PS me nanoistet dhe LSI-istet qe besuan dikur se po luftonin per parime dhe jo per pushtetin e Berishes.

Ai duhet te marre brenda vetes cdo njeri qe ka besuar dhe ka dashur Fatos Nanon si socialist apo Ilir Meten si ish kryeminister. Ata qe e kane dashur si nje mundesi per para mundesi per doganier apo drejtor KESH-i mundesi per minister apo tra dogane edhe sikur tu ulet ne gjunje Edi Rama nuk i shkojne ne parti. Ata jane brumbuj qe i mbledh plehu i pushtetit. Per kete arsye ata qe jane duke rremuar mbi plehrat e ketij pushteti as ke arsye te lodhesh duke bere teater per ti ftuar ne themelimin e nje partie e cila perballoi garen per demokraci brenda vetes por jo garen per pushtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›