Themelimi i PSSH-se
Kongreset e PPSH mbaheshin gjithmone ne muajin nentor. Ne menyre simbolike mbledhja e tyre duhet te perkonte me pervjetoret e themelimit te PPSH. Kongresi i 10 do te ishte jubilar sepse do te zhvillohej ne 50 vjetorin e formimit te kesaj partie. Por jo gjithcka po zhvillohej si ne ditet e mira te komunizmit. Viti 1990 tronditi Shqiperine dhe ngjarjet rrodhen me nje shpejtesi te habitshme.
Askush nuk mund te kishte profetizuar qe pas Kongresit te 9 i cilesuar si Kongresi i vazhdimesise do te vinte dita e fundit e gjykimit. Shpallja e pluralizmit politik dhe lindja e Partise Demokratike ne dhjetor 1990 i kishte dhene fund monopolit politik gjysmeshekullor te PPSH. Megjithate zgjedhjet e para pluraliste te 31 marsit 1991 nxoren fituese kete parti. Pavaresisht rezultatit ishte nje fitore si e Pirros. Qeveria me kryeminister Fatos Nanon u detyrua me 4 qershor ende pa u thare mire boja e dekretimit te jepte doreheqjen.
Ne kete situate te ndezur politike 4 muaj perpara afatit u thirr me 10 qershor 1990 kongresi i 10 i PPSH. Delegatet nga rrethet te ardhur ne Tirane nje dite me pare u bujten ne konviktin e shkolles se partise. Pasdite vone aty mberriten sekretari i KQ te PPSH Abdyl Backa dhe sekretari i pare i KP te Tiranes Halil Lalaj . Ata zhvilluan nje takim me delegatet duke u kerkuar oportunitet dhe mosprekjen e problemeve te mprehta.
Sipas tyre kjo duhej bere per hir te unitetit te partise. Ky orientim i qendrimit te delegateve linte te kuptohej se udheheqja e PPSH kerkonte status - quone dhe jo trajtimin me themel te problemeve te medha qe kerkonin zgjidhje te menjehershme. Delegatet u revoltuan shume kur Abdyl Backa donte ti bente te gjithe bashkefajtore me fjalet se sa ka xhakete pa xhepa aq ka pasur komuniste pa privilegje. Ata reaguan ashper duke kerkuar distancim te hapur nga udheheqja e korruptuar dhe gabimet e se shkuares.
Pak me vone delegatet e Lushnjes u thirren ne nje takim tjeter nga sekretari i komitetit te partise se rrethit Fetah Elezi. Ai beri nje ekspoze te shkurter te situates se tensionuar qe ekzistonte tek delegatet dhe per rrymat e ndryshme qe mund te shfaqeshin ne kongres. Vecanerisht u theksua se ne qofte se nuk shmangen keto tensione PPSH shkon drejt shkaterrimit dhe keto mund te jene ditet e fundit te saj.
Perpjekjet per manipulimin e delegateve dhe kapercimin e situates me disa kritika te zbehta e pa adrese te qarte tregonin se udheheqja e PPSH nuk e kishte kuptuar ende se ndodhej ne gryken e nje vullkani gati per te shperthyer. Idete ambicioze dhe te cmendura qe kishin synuar te ndryshonin Shqiperine shihej qarte se kishin deshtuar. PPSH nuk kishte qene e afte tu siguronte mireqenien e premtuar as sklleverve te saj qe kishin sakrifikuar ne emer te idealizmit dhe barazitizmit vulgar.
Kongresi i 10 filloi ne paraditen e nxehte te 10 qershorit 1991 ne Pallatin e Kongreseve ku per here te pare ne jete shumica e delegateve po ndiente freskine e ajrit te kondicionuar. Merrnin pjese 1518 delegate. uditerisht tek ta nuk ra ne sy qe ne fletoret e shperndara per te mbajtur shenime ishte hequr simboli tradicional i komunizmit dhe ishte stampuar nje lulekuqe simboli i partive te majta te reformuara.
Sapo presidiumi i kongresit zuri vend ne tribune filluan duartrokitjet dhe ovacionet. Nuk mungonin thirrjet Parti Enver jemi gati kurdohere qe vinin nga nje grup delegatesh ne qender te salles. Fjalen e hapjes e mbajti sekretari i KQ te PPSH Spiro Dede ndersa raportin Mbi veprimtarine e KQ te PPSH e mbajti anetari i byrose politike Xhelil Gjoni.
Raporti trajtonte ndryshimet ne arenen nderkombetare daljen ne pah te humanizmit dhe te drejtave te njeriut deshtimin e modelit te socializmit te zbatuar. Burimi i ketij deshtimi ishin jo idealet po zbatimi praktik i gabuar. Nje analize e percipte dhe me fjale te pergjithshme i behej figures se Enver Hoxhes duke konkluduar se vleresimi i vertete per te i takon historise...
Seanca e pasdites filloi me propozimin e delegateve te Fierit per perjashtimin nga partia dhe punimet e kongresit te anetareve te byrose politike me motivacionin se kane shperdoruar besimin e masave punonjese dhe materialisht e moralisht ishin shkeputur nga populli. Perjashtohej nga kjo mase por jo nga llogaridhenia vetem Ramiz Alia sepse sipas tyre ai kishte drejtuar i vetem pa ndihmen e udheheqesve te tjere te partise.
Ne morine e diskutimeve qe pasuan ai qe ndezi fitilat dhe shkaktoi tensione te forta qe delegati i Elbasanit Mentor Sula. Nder te tjera ai theksoi se komunistet ne Partine e Punes ndahen ne dy kategori njera qe e pershendet reformimin dhe tjetra qe nuk e do reformimin. Mbi kete baze propozohej te formoheshin dy parti. Ne qofte se duam te rinovohemi ne menyre te besueshme duhet te denojme gabimet e Enver Hoxhes dhe te distancohemi hapur nga kasta e udheheqjes.
Mjaft delegate iu kundervune hapur me thirrje dhe pyetje te shumta vecanerisht kur u propozua ndarja e partise. Me sa dukej porosia e dhene nga udheheqja e partise per ruajtjen e unitetit kishte zene vend tek nje pjese e mire e delegateve. Ne vazhdim te diskutimeve pati perplasje te rrymave e korenteve qe vepronin ne ato momente brenda partise. Ideja qe i bashkonte ishte se te gjithe pranonin domosdoshmerine e rinovimit po ndryshonte ne masen e rinovimit. Pjesa reformatore kembengulte qe kongresi te gjente forcen per te bere rinovimin e plote e te dobishem per shoqerine shqiptare.
Ish-anetaret e byrose politike propozimit per perjashtimin e tyre nga partia dhe kongresi iu pergjigjen me diskutime mjerane. Ajo mbremje u kthye ne nje shperthim te papermbajtur dhe gjykim te rrepte ndaj ketyre njerezve qe kishin nanurisur popullin me endrra mashtruese duke e cuar vendin ne buze te gremines.
Shpesh shperthente dhe grupimi enverist. Diskutimin e ish-ministrit te Brendshem Hekuran Isai e nderprene duke i kerkuar llogari per rrezimin e monumentit te Enver Hoxhes te cilin sipas tyre ministri duhej ta mbronte dhe me jeten e vet. Pergjigja e ish-ministrit te diktatures ishte e prere dhe ironike Monumenti nuk ra vete por e rrezuan. Une nuk urdherova qe te qellohej ne sheshin Skenderbej. Shoku Ramiz Alia me tha te qelloj po une dhashe urdher te mos qellohej dhe per kete pergjegjesine e mbaj une.
Nuk mund te beja masaker sepse ne shesh nuk ishin 40-50 veta po 70-80 mije njerez.
Ne kete situate te tensionuar drejtuesi i seances Gramoz Ruci kerkoi te lexohej raporti i komisionit te kontrollit te drejtorise se pritjes. Me fakte te shumta u ekspozuan privilegjet e jashteligjshme te anetareve te byrose politike qe kishin krijuar per familjet e tyre. Seanca perfundoi pas mesit te nates me optimizmin se punet do te merrnin per mire.
Dita e dyte e kongresit do te fillonte me diskutime. Synimi i konservatoreve ishte riparimi i nderteses se vjeter per te fshehur te carat e thella te saj. Reformistet kerkonin ta shembnin dhe mbi themelet e saj te ndertonin nje parti te majte te moderuar. Dikur Marksi dhe Englesi duke pare te socializmi nje levizje borgjeze vendosen ta quajne levizjen e tyre komuniste. Ne vitin 1991 ne Partine e Punes po ndodhte nje levizje ne kahun e kundert.
Komunistet reformatore kishin filluar perpjekjet per ta shnderruar partine e tyre ne nje levizje borgjeze duke propozuar te emertohej Partia Socialiste. Ne kete kohe ne mendjen e tyre me teper kishin zene vend farerat e ideve sesa idete e mirefillta per ndertimin e nje te majte moderne. Kesisoj diskutimet e tyre u perqendruan ne kritiken e ashper te sistemit komunist dhe te Enver Hoxhes duke synuar ne radhe te pare qe ta clironin pjesen tjeter te komunisteve nga hipnoza 50-vjecare e sistemit.
Me nje gjuhe te serte dhe te drejtperdrejte shkrimtari Dritero Agolli kritikoi rrugen e gabuar te PPSH. Qe ne fillim te diskutimit ai hodhi idene e nje rinovimi serioz e realist. Fjala e tij kritike ndeshi ne kundershtimin e fuqishem te krahut konservator te cilet u perpoqen vazhdimisht ta nderprisnin. Driteroi vazhdoi pa u lekundur te flase duke thene se nuk ka njeri ta ndaloje vec atij qe nuk do te shkeputet nga e kaluara.
Trupin e Shqiperise e semuren theksoi ai vija e diktatures se hekurt te udheheqjes se Larte te partise ajo vije qe vendosi Enver Hoxha. Ai qe guxonte te shprehte nje mendim te kundert burgosej ose denohej me vdekje. Ne Shqiperi u krijuan tri kulte i partise i Enverit dhe i Sigurimit te shtetit. Keto krijuan tre kulte ne baze te sekretarit te pare te organizates baze te operativit te sigurimit. U shemb tradita e burrerise shqiptare.
U denua leku u denua e bukura. Diskutimi u nderpre perseri me britma ulerima dhe thirrjet parti Enver jemi gati kurdohere por Dritero Agolli vazhdoi pa u ndalur U ndoq nje vije politike e pameshirshme per te drejtat e njeriut per lirine e ndergjegjes dhe u hodh parulla e turpshme e luftes se klasave.
Ne perfundim nga salla iu drejtuan shume pyetje por ai nuk pranoi tu pergjigjej duke deklaruar se nuk ishte ne sallen e gjyqit po ne kongresin e partise.
do delegati qe deshironte ndryshimin Dritero Agolli i kishte dhene nje mesazh te qarte PPSH duhet te merrte fund. Jeta e kesaj force politike nuk pajtohej me me shoqerine shqiptare se shqiptaret nuk mund te jetonin me nen pushtetin e saj. Kete peme te fishkur rinovimi i thelle do ta gjelberonte dhe ndryshonte teresisht. Pas disa diskutimeve qe nuk sollen ndonje gje te re ne tribune u ngjit Ramiz Alia. Te gjithe prisnin fjalen e tij e cila me autoritetin e udheheqesit do te ndikonte ne vendimet e kongresit. Ai e nisi me kritike duke thene se PPSH per nje gjysme shekulli udhehoqi e vetme dhe ka pergjegjesi per gjendjen e krijuar per krizen ekonomike shteterore dhe te besimit.
Mbeshtetja ne forcat e veta kaloi ne ekstrem. U shkelen te drejtat e njeriut dhe u zbatua lufta e klasave. Nje pjese te ketyre gabimeve ishin te sistemit dhe nje pjese te udheheqjes se partise. Partia duhej ti njihte dhe ti pranonte gabimet. Per figuren e Enver Hoxhes duhej nje qendrim kritik por edhe te vleresohej. Ramiz Alija pranonte se pas vdekjes se E. Hoxhes gabimet binin mbi te dhe se duheshin bere ndryshime por ato u kryen ngadale.
Masat qe u moren per demokratizimin e vendit ishin te drejta. Partia duhej te distancohej nga e kaluara dhe te mesohej me pluralizmin. Ai perfundoi duke thene se nje faqe e historise mbyllet dhe nje perspektive e re hapet.
Ky diskutim tulati vrullin e konservatoreve dhe u dha zemer me shume reformatoreve per ta finalizuar me sukses betejen e nisur.
Ne seancen e pasdites e mori fjalen Nexhmije Hoxha. Nder te tjera ajo do te pohonte se me luften e klasave ishte tepruar dhe ky ishte nje nga gabimet e pafalshme te PPSH. Ne vazhdim hodhi poshte te gjitha kritikat qe i beheshin Enver Hoxhes. Ajo u perpoq ta mbronte figuren e tij ne te gjitha drejtimet dhe sipas saj kjo ishte detyre e partise. Ne fund kerkoi qe emri i partise te mos ndryshonte sepse 50 vjetet e saj do te vleresoheshin te gabuar.
Pas ketij diskutimi delegati nga Mati E. Lala lexoi kerkesat e minatoreve te Bulqizes per distancimin teresor nga e kaluara dhe rinovimin e plote te partise. Kundershtimi i diskutimit te N. Hoxhes tregonte se krahu reformator kishte fituar terren. Ne vazhdim me nje diskutim te guximshem Leontiev Cuci kritikoi ashper ne te gjitha drejtimet rrugen e ndjekur nga PPSH. Ai theksoi qe partia duhej ti kerkonte ndjese popullit per gabimet e bera. Per te ardhmen propozoi dy rruge.
E para e njejta parti te rinovohej por kjo nuk i shpetonte paragjykimit. E dyta te krijohej nje parti e re socialiste. Me te njejten gjuhe kritike qe dhe diskutimi i Moikom Zeqos. Ai e quajti Kushtetuten e vitit 1976 antidemokratike tufezimin e bagetise nje deshtim katastrofik dhe se teoria e Leninit dhe socializmi i zbatuar nga Stalini kishin deshtuar.
Pasi gjithnje e me qarte po shihej se propozimi per ndryshimin e emrit te PPSH po pranohej pothuajse nga te gjithe delegatet Servet Pellumbi hyri me thelle ne kete problem. Ai argumentoi se nderrimi i emrit nuk do te ishte nje ndryshim tabele por do te pasqyronte ndryshimet qe kishin ndodhur ne Shqiperi. Projekt programi dhe projekt statuti qe do ti paraqitej per miratim kongresit kishte shume pika takimi me partite socialiste te Evropes.
Ky ndryshim do te ndikonte ne ridimensionimin e rolit dhe te vendit te partise ne sistemin e ri politik.
Askush nga 1518 delegatet nuk i kundershtoi keto ndryshime qe ne te vertete do te hapnin nje perspektive te re per reformimin e partise.
Ne diten e trete dhe te fundit te kongresit me 12 qershor Xhelil Gjoni lexoi relacionin ku propozohej ne dy variante emri i partise te mbetej PPSH ose te vendosej emri i ri Partia Socialiste e Shqiperise.
Kongresi me unanimitet miratoi ndryshimin e emrit ne PSSH si dhe statutin e ri... Ne piken e fundit te rendit te dites u zgjodhen organet e larta drejtuese komiteti qendror me 81 anetare dhe Fatos Nano kryetar i partise.
Ndonese kongresi nuk vendosi per krijimin e nje partie te re ylberi ishte kapercyer. Mbi germadhat e partise se vjeter filloi te ndertohej hap pas hapi nje parti e re sipas modelit te se majtes se moderuar evropiane. Kishte ngadhenjyer krahu reformator i cili shume shpejt e shnderroi kwtw parti nga nje force politike te ekstremit te majte ne nje parti te dobishme per shoqerine shqiptare.