E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fituesit dhe humbësit pas një krize

Është bërë zakon që pas zgjidhjes së një krize politike në Shqipëri, të bëhen llogaritë për të shpallur fituesit dhe humbësit. Nuk është se ky zakon i sjell ndonjë të mirë kompromisit të arritur përveç se nxit palët që të ruajnë poziconet e tyre të ngurta. Megjithatë , kriza më e fundit në politikën shqiptare që pas një kohe të gjatë u zgjidh me shtyrjen e zgjedhjeve në një analizë të sajën ka fitues dhe humbës.

Që prej fillimit të këtij viti debate për mbajtjen e zgjedhjeve i ndau aq shumë palët saqë mosbesimi ndaj njëri tjetrit arriti kulmin. Nga njëra anë opozita që për shumë arsye të justifikuara dyshonte në aftësinë dhe dëshirën e mazhorancës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme , dhe nga ana atjetër mazhoranca që deklaronte çdi ditë para faktorit të huaj dhe atij vendas se garanton zgjedhje sipas standarteve. Ajo që vihet re tashmë që Berisha ka pranuar shtyrjen e zgjedhjeve brenda 20 shkurtit, arriti ta menaxhojë mjaft mirë perudhën e krizës.

Së pari qëndrimi i tij pro linjës së respektimit të kushtetuetshmërisë në vend i dha atij një plus të madh në sy të opinionit politik dhe publikut si jashtë vendit por edhe brenda tij. Berisha e ndërtoi fortesën e tij të kundërshtimit duke mbrojtur idenë e respketimit të kushtetutës për mbajtjen e zgjedhjeve. Argumenti i tij i vetëm përballë ndërkombëtarëve që vinin shpesh në Tiranë për të dëgjuar palët , ishte se kushtetuta është e shenjtë dhe se mandati i të zgjedhurve aktualë nuk mund të shtyhet duke e shkelur atë. Nga pikpamja juridike por edhe politike ky qëndrim ishte shumë i saktë , pasi për herë të parë , dhe nga një politikan në një vend më një traditë të varfër kushtetuese dhe ligjore pozicionohet me një qëndrim të tillë .

Megjithatë mënyra sesi është ndërtuar infrastruktura zgjedhore në shqipëri , tregonte qartë që në fillim se Partia Demokratike nuk do të mund të ruante këtë qëndrim deri në fund. E gjithë kjo infrastrukturë ligjore që shërbën për mbjatjen e zgjedhjeve është konceptuar në mënyrë të tillë që kërkon konsensusin e të dyja palëve. Berisha i gjendur përballë një opozite të varfër nga idetë dhe altertnativat, e luajti mjaft bukur idenë e respektimit të kushtetutës që vetë kjo opozitë e kishte miratuar pa pëlqimin e Berishës në 98. Pra e thënë ndryshe , ai e godiste opozitën me armën e vet dhe arrinte të bindte falktorin ndërkombëtar se kjo ishte një luftë e drejtë.

Përballë këtij qëndrimi , kryetari i PS-së Rama ra pa e kuptuar në një pozicion shumë të pafavorshëm. Në pozicionin e atij personi që kërkon të shkelen ligjet dhe kushtetuta për ta arritur plotësimin e interesave politike të tij dhe të partisë së tij. Kërkesa kryesore e opozitës që ishin plotësimi standarteve mbeti në plan të dytë për të kos thënë se u venit fare gjatë debateve politike. Rama ra shumë lehtë në grackën e ngritur nga Berisha. Ishin të shumtë ata që nuk e kuptonin domethënien e kërkesës së partive të majta për shtyrjen e zgjedhjeve dhe madje kishte dhe nga ata që mendonin se një bllokim i tillë i procesit do ndikonte negativisht në procesin e integrimit të vendit. Do të duhej lëvizja dhe protagonizmi i Ilir Metës që të shbllokonte situatën dhe ti krijohet terrenin e përshtatshëm Berishës për të bërë një tërheqje mjaft të butë dhe të zgjuar.

Meta me qëndrimin e tij arriti të lerë sërish në hije aleatin e tij të madh duke treguar se ka potencial të madh për të udhëhequr të majtën shqiptare. Me lëvizjen e fundit dhe mqëndrimin e qartë pro standarteve dhe kundër sebepeve për mbjatjen e zgjedheve , Meta i dha LSI-së një vlerësim mjaft pozitiv. Përsëri Rama mbeti në hije dhe dëshpërimin që nuk arriti përsëri të prodhojë zgjidhje. Berisha edhe pse hoqi dorë dhe u tërhoq nga data 20 janar , ai e mbrojti këtë përballë elektoratit të tij dhe opinionit public si një lëvizje për hir të stabilitetit të vendit. Edhe pse u mundua të tregohet i matur pas kësaj lëvizje për të mos etiketuar asnjë si fajtor apo humbës, përsëri e dha mesazhin e vet të fitores kur deklaroi se opozita më në fund pranoi respektimin e kushtetutës. Por nuk duhet lënë pa përmendur fakti që ky komptomis shëenoi herë të parë arritjen e marrëveshjes mes palëve kryesore në vend pa moderimin e OSBE-së apo përfaqësuesve të tjerë ndsërkombëtarë. Ky është një rast i mirë për të kultivuar një traditë të dialogut dhe kompromisit në politikën shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›