Fituesit e Juridikut, nesër nis aplikimi
Vijon përpjeka për të kapur një vend studimi në fakultetin e drejtësisë në sistemin me kohë të pjesshme. Pas përfundimit të fazës së parë të rregjistrimeve për Part-Time-in në degën e juridikut, fakulteti shpalli edhe 52 fitues të tjerë për shkak të çrregjistrimit të po kaq të rinjve, të cilët u eleminuan nga lista e fituesve për shkak të studimeve paralele në një tjetër fakultet. Por, edhe me këtë shtesë të re, sërisht ka pasur të pakënaqur. Të hënën ka përfunduar edhe faza e parë e regjistrimeve në sistemin me kohë të pjesshme në Fakultetin e Drejtësisë. Vendet e mbetura bosh pas kësaj faze të parë të regjistrimeve do të plotësohen me kandidatë të tjerë, që nuk kanë fituar dhe renditen në listë menjëherë pas fituesit të fundit. Fakulteti bën të ditur se, faza e dytë e regjistrimeve fillon nesër dhe do të zgjasë deri më 26 shkurt.